Connect with us

Lajme

Zyrtarët serbë: Universiteti i Mitrovicës mbetet i yni

Strukturat paralele të Serbisë në Kosovë, të paktën sipas zyrtarëve serbë nga Beogradi, sa vijnë e përforcohen duke vepruar legalisht e ilegalisht në kundërshtim me ligjet e Kosovës dhe me marrëveshjet e Brukselit.

Published

on

 

Kështu, sipas tyre, Universiteti (serb) në Prishtinë me seli në Mitrovicë do të mbetet përgjithmonë institucion në sistemin e Republikës së Serbisë dhe në periudhën e ardhme në të do të investohet më shumë, transmeton Koha.net.

“Qeveria e Serbisë do të vazhdojë së investuari në zhvillimin e institucioneve të rëndësishme për të rinjtë, sidomos në Universitetin e Prishtinës me seli në Mitrovicë, e vetëdijshme për rëndësinë strategjike që ky institucion arsimor ka për popullin serb dhe ekzistencën e tij në krahinën tonë jugore”, ka thënë për TV Most zëvendësdrejtori i të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë Dushan Kozarev.

Sipas fjalëve të tij, Republika e Serbisë, si themeluese e tij, Universitetin në Mitrovicë e trajton si simbol shumë të rëndësishëm të pranisë institucionale të shtetit serb në krahinë.

“Ata që në Prishtinë shpresojnë se me mosrespektimin e marrëveshjeve të Brukselit për njohjen e diplomave do të bëjnë presion në Universitetin tonë të Kosovës dhe do ta dekurajojnë rininë tonë që të ardhmen e vet profesionale e akademike ta ndërtojë në sistemin arsimor të Serbisë, kanë shpresa të kota”, ka thënë Kozarev.

Ai ka theksuar se duhet mbrojtur me të gjitha mjetet të drejtën e studentëve në Mitrovicë që të shkollohen në sistemin arsimor të Serbisë.

Vjet në mars, studentët në Mitrovicë kishin kërkuar ndërrimin e Marko Gjuriqit për shkak se ai gjoja kishte propozuar që Universiteti të integrohet ë institucionet e Kosovës.

E ashtuquajtura Zyrë e Kosovës kishte reaguar duke theksuar se bëhej fjalë për “spekulime e lajme të rreme” dhe se “Serbia nuk o të lejojë shuarjen e Universiteti “.

Kohë më parë Forumi Kombëtar serb kishte kumtuar se kryetari i Listës Srpska Slavko Simiq kishte kërkuar që „Universiteti në Mitrovicë të inkorporohet Asociacionin e Komunave serbe.

Simiq në deklaratën për RTV Kim ka mohuar këto thënie duke theksuar se “deputetë serbë nuk pajtohen që ligjet e Kosovës të rregullojnë punën e sistemit arsimor serb në Kosovë”.

 

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajme

TEST PER MAIN POST PAGE

Published

on

By

this is just a test to see how Gjergji is doing….spolier alert he seems do be doing good.

Continue Reading

Lajme

SKANDAL UFC FEATHERWEIGHT CHAMP KNOCKS OUT PESANT

Published

on

By

UFC Featherweight Super Star Denisa “ANXHELIKA” Axhanela knocks out nje pesant ne MANA BOARD GAMES ne prishtine, presidenti i UFC Prishtina Berti Grorani thot se preferon te goditet nga Francis Nunganu se sa nga Denisa, Co owner i UFC Prishtina edhe Welterweight champ Ari Gojani nuk ka guxuar te flas per incidentin nga frika se Denisa mund ta godas. Fjolla Gjikolli eshte shume e kenaqur me qka ka ndodhur deri tani.

Continue Reading

Lajme

TESTI 2 PER SLIDER HYHYHY

Published

on

By

Continue Reading

Trending