Connect with us

Lajme

Zyrtarët policor me mesazh prekës pas vrasjes së rëndë të kolegut të tyre

Vrasja e Artan Cukut ka prekur shumë njerëz, kolegë dhe ish-kolegë të tij. Krimi i rëndë që ka tronditur kryeqytetin ka sjellë dhe reagimin e ish-kolegëve të Cukut, të cilët kanë bërë një mesazh ngushëllimi për familjen e tij, ndërsa kërkojnë që të zbardhet ngjarja e rëndë.

Published

on

Mesazhi i Shoqatës së Punonjësve të Policisë në Lirim-2013

Me dhimbje të thellë mësuam se kolegu ynë Artan Cuku, nuk është më midis nesh. Dora burracake e krimit i mori jetën babait të devotshëm, bashkëshortit të përkushtuar dhe një oficeri model të Policisë së Shtetit.

Artan Cuku, ka shërbyer për më shumë se 15 vite në Policinë e Shtetit, ku edhe ka mbajtur detyra shumë të rëndësishme si zv.drejtor i Drejtorisë së Qarkut Fier, zv.drejtor i Qarkut Tiranë dhe para largimit nga radhët e organizatës ishte drejtori i Policisë së Qarkut Vlorë.

Shoqata e Punonjësve të Policisë në Lirim – 2013 kërkon nga autoritetet ligjzbatuese të marrin të gjitha masat për zbardhjen sa më parë të kësaj ngjarje, që sipas të gjitha gjasave lidhet me detyrat e larta që kolegu Cuku ka patur deri në vitin 2013, në Policinë e Shtetit dhe luftën pa kompromis qe ai ka kryer ndaj krimit dhe elementëve kriminale.

Kjo ngjarje e dhimbshme dhe po aq e rëndë, është tregues i situatës dramatike në të cilën ndodhet rendi dhe siguria në vend, një gjendje që flet për një shtet të kapitulluar para krimit.

Paralelisht, ajo është një tjetër provë e shpërfilljes totale nga kjo qeveri, Ministria e Punëve të Brendshme dhe drejtuesve aktualë të Policisë, për ish-punonjësit e policisë, të cilët janë liruar nga detyra për motive cinike e të paligjshme dhe tashmë ndodhen të ekspozuar, pa asnjë mbrojtje ndaj elementëve kriminalë, të bërë palë me këtë pushtet të kalbur e të korruptuar deri në palcë.

Shoqata e Punonjësve të Policisë në Lirim-2013 e përcjell me pikëllimin me te thellë këtë ngjarje dhe gjendet pranë familjes e të afërmve të oficerit, kolegut e mikut Artan Cuku.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajme

TEST PER MAIN POST PAGE

Published

on

By

this is just a test to see how Gjergji is doing….spolier alert he seems do be doing good.

Continue Reading

Lajme

SKANDAL UFC FEATHERWEIGHT CHAMP KNOCKS OUT PESANT

Published

on

By

UFC Featherweight Super Star Denisa “ANXHELIKA” Axhanela knocks out nje pesant ne MANA BOARD GAMES ne prishtine, presidenti i UFC Prishtina Berti Grorani thot se preferon te goditet nga Francis Nunganu se sa nga Denisa, Co owner i UFC Prishtina edhe Welterweight champ Ari Gojani nuk ka guxuar te flas per incidentin nga frika se Denisa mund ta godas. Fjolla Gjikolli eshte shume e kenaqur me qka ka ndodhur deri tani.

Continue Reading

Lajme

TESTI 2 PER SLIDER HYHYHY

Published

on

By

Continue Reading

Trending