Zyrtare: Zgjedhën lojtarët më të mirë në Kupën e Botës ‘Rusia 2018’ (Foto)

Periskopi.com Botërori 2018

Kampionati Botëror në Rusi ka përfunduar me ndeshjen finale të luajtur ndërmjet Francës dhe Kroacisë [4-2]

Franca u shpall kampione e botës pas fitores 4-2 në finale ndaj Kroacisë me Kylian Mbappe që pas ndeshjes u shpall lojtari më i mirë i ri në ‘Rusia 2018’, raporton Periskopi.

Luka Modric fitoi çmimin e lojtarit më të mirë të Botërorit nga FIFA.

Këpucën e Artë e fitoi Harry Kane, ndërsa Thibaut Courtos u shpall portieri më i mirë i Kupës së Botës.

Spanja u shpall si kombëtarja më Fair-Play e këtij Kampionati Botëror./Periskopi/


Shpërndaje në: