Zyrtare: Dy ndeshje pezullim për Antonio Conten pasi ‘humbi kokën’ në ndeshjen kundër Udineses

Periskopi.com Sporti

Trajneri i Interit, Antonio Conte, i cili u përplas me gjyqtarin Fabio Maresca, është pezulluar me dy ndeshje dhe një gjobë prej 20 mijë eurove nga Komisioni Diciplinor.

Trajneri i ‘Nerazzurrëve’ është ndëshkuar për incidentin që zuri vend në ndeshjen Udinese-Inter fundjavën e kaluar, kur ai u përjashtua nga Maresca.

Menaxheri i skuadrës, Lele Oriall është dënuar me 5 mijë euro për sjelljen e tij, transmeton Periskopi.

Raporti nga trupi gjykues potencon se Conte është pezulluar për shkak të ‘protestave të vazhdueshme, duke bërtitur fraza fyese drejt gjyqtarit që vazhduan edhe pas përjashtimit, para se të largohej nga fusha.”

Pas ndeshjes, ”në tunelin që dërgon në zhveshtore, ai u konfrontua me gjyqtarin dhe iu drejtua me shprehje kërcënuese dhe fyese.” /Periskopi.com/

 

Shpërndaje në: