Zyrtare: Donnarumma nënshkruan kontratë të re me Milan (Foto)

Periskopi.com Sporti

Gigio Donnarumma ka rinovuar kontratën me Milanin.

Lajmi është konfirmuar nga faqja zyrtare e klubit kuqezi në Twitter.

Milani ka konfirmuar që Donnarumma ka zgjatur kontratën deri më 30 qershor 2021.

Pas bisedimeve disa-ditore, marrëveshja më në fund është arritur mes palëve.

Ky lajm i ka gëzuar në maksimum tifozët e Milanit, për të cilët Donnarumma nga një idhull u shndërrua në person të urryer, pas refuzimit të kontratës së parë.

Shpërndaje në: