Connect with us

Lajme

Zvicra vendos sot për çmontimin e centraleve nukleare

Zvicra ka votuar sot për të vendosur nëse do të përshpejtohet procesi për heqjen e centraleve bërthamore të vendit ose jo. Nëse votuesit zgjedhin “po” në referendum, atëherë kjo do të detyrojë mbylljen e tre prej pesë reaktorëve gjatë vitit të ardhshëm, ndërkohë që dy të tjerët, do të mbyllen deri në vitin 2029. Të pesta impiantet aktualisht gjenerojnë 40% të elektricitetit në Zvicër.

Published

on

Qendrat e votimit u mbyllën në orën 11:00 me orën lokale dhe rezultatet pritet të bëhen të ditura në orët në vazhdim. Të Gjelbërit Zviceranë dhe Social Demokratët e kanë kërkuar këtë referendum që prej vitit 2011, pas katastrofës në Fukushima, duke argumentuar se impiantet po vjetërohen dhe janë jo të sigurta.

Pas këtij incidenti, autoritetet zvicerane lajmëruan planet e tyre për një heqje graduale të energjisë nukleare. Sidoqoftë, qeveria dhe të dhënat e industrisë tregojnë se një aksion i shpejtë lidhur me energjinë bërthamore mund të çojë në në mungesa të energjisë elektrike dhe rritjen e varësisë ndaj lëndëve djegëse në vend të energjisë së rinovueshme.

Edhe pse qeveria zvicerane tashmë ka një plan për të çmontuar të pestë centralet bërthamore të vendit “në fund të jetës së tyre natyrore”, kundërshtarët e energjisë nukleare thonë se kjo strategji është shumë e paqartë dhe mund të lejojë që impiantet të vazhdojnë punën për një kohë të pacaktuar.

Propozimi i sjellë nga Partia e Gjelbër kërkon që të ndalohet ndërtimi i centraleve të reja dhe ato ekzistuese të mbyllen nëse kanë përmbushur 45 vite punë. Kjo do të thotë se tre nga pesë duhen mbyllur vitin e ardhshëm, i katërti do të duhet të mbyllet në 2024 dhe i pesti në 2029.

Zvicra është një vend me popullsi të dendur dhe asnjë prej pesë impianteve nuk është më larg se 70 km nga qendrat e banuara. Qeveria jep tableta jodi për komunitete të cilat jetojnë brenda një rrezeje të caktuar, të cilat duhen marrë në rastin e çlirimit të lëndëve radioaktive. Për shkak të shqetësimit masiv lidhur me këtë çështje, në vend nuk është ndërtuar asnjë stacion i ri bërthamor që prej vitit 1984.

/Ora News/

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajme

TEST PER MAIN POST PAGE

Published

on

By

this is just a test to see how Gjergji is doing….spolier alert he seems do be doing good.

Continue Reading

Lajme

SKANDAL UFC FEATHERWEIGHT CHAMP KNOCKS OUT PESANT

Published

on

By

UFC Featherweight Super Star Denisa “ANXHELIKA” Axhanela knocks out nje pesant ne MANA BOARD GAMES ne prishtine, presidenti i UFC Prishtina Berti Grorani thot se preferon te goditet nga Francis Nunganu se sa nga Denisa, Co owner i UFC Prishtina edhe Welterweight champ Ari Gojani nuk ka guxuar te flas per incidentin nga frika se Denisa mund ta godas. Fjolla Gjikolli eshte shume e kenaqur me qka ka ndodhur deri tani.

Continue Reading

Lajme

TESTI 2 PER SLIDER HYHYHY

Published

on

By

Continue Reading

Trending