Zonja e parë e SHBA viziton spitalin e fëmijëve në Paris

Periskopi.com Lajme

Zonja e parë amerikane Melania Trump ka vizituar sot spitalin e madh të fëmijëve në Paris, menjëherë pas ardhjes në Paris, ku nesër së bashku me bashkëshortin Donald Trump do të jenë mysafirë nderi në paradën ushtarake me rastin e shënimit të festës shtetërore të Francës.

Programi privat i Trump parashikon takim me zonjën e parë të Francës Brigitte Macron dhe vizitë të përbashkët në katedralen Notre-Dame, si dhe lundrimin turistik në Sena. Melania Trump erdhi në Paris e veshur në mënyrë elegante, në fustan të kuq me xhaketë me të njëjtën ngjyrë.

Zonja e parë e SHBA-ve gjatë vizitës në spital ka biseduar me fëmijët.

“Përshëndetje, si jeni”, u është drejtuar në gjuhën franceze fëmijëve, të cilët po luanin në trapezari, dhe më pas ka vazhduar bisedën në gjuhën angleze. Dita e parë e çiftit presidencial amerikan do të përfundojë me një darkë në Kullën Ajfel me nikoqirin Emmanuel dhe Brigitte Macron.

 

Shpërndaje në: