Zidane shumë i mllefosur në konferencën për media, u pyet rreth kontratës së Ramosit

Periskopi.com Sporti

Trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane në konferencën për media, kur u pyet rreth të ardhmen së kapitenit të skuadrës, Sergio Ramos, ka reaguar shumë ashpër, përcjell Periskopi.

“Ju gjithmonë më pyesni për të njëjtën gjë, mahnitëse”, u përgjigj Zidane kur u pyet për Ramosin.

“Po e përsëris, dua ta zgjidhë këtë çështje. Por ne e kemi një ndeshje nesër dhe po mendojmë për këtë ndeshje”, shtoi ai.

Kontrata e Ramos është njëra prej temave më të përfolura në Real Madrid, pasi spanjollit i skadon ‘ujdia’ më 30 qershor. /Periskopi

Shpërndaje në: