Zidane: Nuk jemi favorit në Ligën e Kampionëve

Periskopi.com Sporti

Trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane nuk beson se skuadra e tij është favorite në Ligën e Kampionëve në këtë sezon.

Ai thotë se ka shumë skuadra të cilëat mund ta fitojnë këtë trofe në këtë sezon.

“Unë nuk do të thoja se jemi favoritë”, tha Zidane.

“Ka shumë skuadra të cilat mund ta fitojnë atë. Ju duhet të konkurroni sepse ju keni për të luajtur”.

“Të jesh në Ligën e Kampionëve kjo bëhet me punë. Lojtarët e dinë që objektivi është gjithmonë fitorja”.

Real Madridi arriti të fitojë Ligën e Kampionëve në sezonin e kaluar, për herë të 11 në histori të klubit. /Periskopi.com

Shpërndaje në: