Connect with us

Lajme

Zgjodhën të bëhen deputetë, por ende punojnë si kryetarë

Published

on

Në mesin e shumë kandidatëve për deputet të legjislaturës së gjashtë të Kuvendit të Kosovës ishin edhe katër kryetar komunash.

Mimoza Kusari-Lila, Shpend Ahmeti, Agim Bahtiri dhe Rasim Selmanaj e sfiduan vetën duke kërkuar votën e sovranit në zgjedhjet e 11 qershorit, e që prej tyre vetëm Bahtiri nuk arriti të marr aq sa duhet për t’u bërë deputet, shkruan Indeksonline.

E para e Gjakovës, Kusari-Lila dhe ai i Deçanit, Rasim Selmanaj pas numërimit të votave, dhanë  dorëheqje nga udhëheqja e komunave përkatëse për të vazhduar me pozitën e deputetit.

Selmanaj pavarësisht paralajmërimit për dorëheqje  vazhdon të dal ende në zyrë për të kryer detyrat që i takojnë si kryetar. Këtë e ka konfirmuar vet ai për Indeksonline.

“KQZ ka kërkuar që të zgjedhim mes postit të kryetarit të komunës dhe atij të deputetit. Unë jam përcaktuar të vazhdoj si deputet, mirëpo deri në ditën kur do të betohem si deputet i Kuvendit të Republikës së Kosovës do të vazhdoj të dal në zyrën time. Pra, jam kryetar derisa të  bëhem zyrtarisht deputet”, ka thënë Selmanaj.

Dorëheqje nga komuna ka dhënë edhe kryetarja e Gjakovës, Mimoza Kusari-Lila, por megjithatë edhe ajo vazhdon të ushtroj pozitën e saj si kryetare derisa të zyrtarizohet si deputete.

Udhëheqësja e Zyrës së Informimit në Komunën e Gjakovës, Abetare Domi ka thënë për Indeksonline se kryetarja vazhdon të dal në zyrën e saj dhe kryen punët që i ka bërë deri më tani.

“Kryetarja vije rregullisht në punë dhe deri në konstituimin e Kuvendit do të vazhdoj të ushtroj pozitën që mban”, ka thënë Domi.

 

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajme

TEST PER MAIN POST PAGE

Published

on

By

this is just a test to see how Gjergji is doing….spolier alert he seems do be doing good.

Continue Reading

Lajme

SKANDAL UFC FEATHERWEIGHT CHAMP KNOCKS OUT PESANT

Published

on

By

UFC Featherweight Super Star Denisa “ANXHELIKA” Axhanela knocks out nje pesant ne MANA BOARD GAMES ne prishtine, presidenti i UFC Prishtina Berti Grorani thot se preferon te goditet nga Francis Nunganu se sa nga Denisa, Co owner i UFC Prishtina edhe Welterweight champ Ari Gojani nuk ka guxuar te flas per incidentin nga frika se Denisa mund ta godas. Fjolla Gjikolli eshte shume e kenaqur me qka ka ndodhur deri tani.

Continue Reading

Lajme

TESTI 2 PER SLIDER HYHYHY

Published

on

By

Continue Reading

Trending