Zelensky përmend tensionet Kosovë – Serbi: Arkitektura globale e sigurisë nuk po funksionon

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka përmendur tensionet e vendosjes së masës së reciprocitetit midis Kosovës dhe Serbisë që ndodhën të dielën, teksa serbët vendosën barrikada në komunat veriore.

Në një adresim të së mërkurës mbrëma, ai foli edhe për vizitën e Kryetares së Dhomës së Përfaqësuesve të Amerikës, Nancy Pelosi, në Tajvan si dhe për vdekjen e disa ushtarëve armenë dhe azerbajxhanë në përleshjet pranë rajonit të diskutueshëm të Nagorno Karabakut.

Kjo, teksa kritikoi arkitekturën e sigurisë globale se nuk funksionon.

“Të gjitha këto situata duken të ndryshme, por ato janë të bashkuara nga një faktor: arkitektura globale e sigurisë nuk ka funksionuar”, tha Zelensky. ë këtë kuptim, presidenti ukrainas siguroi se populli ukrainas ka bashkuar “botën e lirë jo vetëm rreth luftës së tyre për liri, por edhe rreth të kuptuarit se sa e brishtë është liria jonë”.

“Kjo brishtësi mund të mbrohet vetëm me veprim të përbashkët dhe që kjo të funksionojë në afat të gjatë, duhet të ekzistojë një arkitekturë efektive e sigurisë globale që do të sigurojë që asnjë shtet nuk mund të përdorë më terrorin kundër një shteti tjetër”, u shpreh Zelensky.

Ai tha se Rusia ka filluar të kuptojë pashmangshmërinë e njohjes si shtet terrorist.

“Pas gjithë asaj që ka bërë ushtria ruse dhe kompanitë e supozuara private ushtarake ruse, asnjë organizatë tjetër terroriste në botë nuk mund të pretendojë primatin e terrorit. Rusia është padyshim numri një në mesin e terroristëve. Dhe kjo definitivisht meriton pasoja ligjore, veçanërisht në vendimet e Shteteve të Bashkuara dhe lojtarëve të tjerë botërorë”, tha presidenti ukrainas.

Shpërndaje në:
Të Ngjashme
Widget post How to clear the air in the most polluted cities on Earth
27 Feb 03:20 Persikopi
OPINION