Connect with us

Lajme

Zbulohet pazari Veseli-Bazaj për Ramiz Lladrovcin, ja posti që iu premtua Naim Bazajt

Në fushatën zgjedhore të Drenasit, po zhvillohet garë e ashpër për pozitën e të parit të Komunës.

Published

on

Derisa gara ndërmjet partive do të duhej të ishte dominuese, ‘lufta’ po zhvillohet brenda asambleistëve të Partisë Demokratike të Kosovës.

Të pakënaqur me përzgjedhjen që bëri kryetari Kadri Veseli bëri për kandidatin për kryetar, duke nominuar Ramiz Lladrovcin, tre asambleistë të tjerë shpallën kandidaturën si të pavarur.

Por, ka mjaftuar një takim ndërmjet Veselit me këta të fundit, që ata të tërhiqeshin prapa nga vendimi i tyre. Të dy kandidatët Naim Bazaj dhe Rrahim Elshani tashmë kanë dorëzuar dorëheqjet e tyre nga kandidatura për të parin e Drenasit.

Tërheqjen e tyre e ka konfirmuar vet kryetari Veseli, por edhe Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, i cili ka pranuar kërkesën për decertifikimin e Bazajt dhe Elshanit, por që ka refuzuar kërkesën e tyre për tërheqje nga gara zgjedhore.

Një burim i afërt me gazetën “Bota sot”, ka treguar se Veseli, në këmbim të kandidaturës për pozitën e kryetarit të Drenasit, i ka premtuar Naim Bazajt postin e zëvendësministrit të Shëndetësisë.

Ndonëse gazeta “Bota Sot”, ka provuar të kontaktojë me Naim Bazajn dhe kryetarin e PDK-së, Kadri Veselin, një gjë e tillë ka qenë e pamundur, për shkak se Bazaj nuk e ka hapur telefonin, ndërsa zyra e Veselit nuk ka kthyer një përgjigjie në pyetjen e dërguar nga gazeta jonë.

Burimi po ashtu ka treguar se Lladrovci ka heqë dorë nga pozita e ambasadorit të Kosovës në Shqipëri, për shkak se një gjë të tillë kryeministri shqiptar Edi Rama, ia kishte kërkuar presidentit Hashim Thaçi, respektivisht Kadri Veselit. Sipas burimit, kjo për shkak të nivelit intelektual të treguar nga Lladrovci, i cili disa herë është kritikuar për gjuhën e tij.

Gazeta “Bota sot”, po ashtu nuk ka marrë përgjigje nga zyra e kryeparlamentarit Kadri Veseli lidhur me këtë çështje, edhe pse ka provuar që nga dita e premte të marrë një qëndrim të tij.

Ndërkohë, deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK-së Bislim Zogaj, në një prononcim për gazetën “Bota sot”, ka thënë se edhe ai ishte i interesuar për kandidaturën për kryetar të komunës së Drenasit, por siç ka thënë ai, PDK-ja me pëlqimin e kryesisë në Drenas, është pajtuar që me qenë Ramiz Lladrovci.

Ai ka thënë se Naim Bazaj e ka shpallur kandidaturën me vullnetin e tij, por pa pëlqimin e partisë së tij.

“Naimi pasi ka filluar fushatën, sigurisht që të gjithë shokët dhe bashkëluftëtarët e Naimit kanë qenë me PDK-në”, ka thënë Zogaj, duke theksuar se më së paku ka kontribuuar Kadri Veseli që ai të kthehet në parti.

Zogaj ka treguar edhe arsyen, për të cilën thotë se është e vetmja që ka ndikuar në kthimin e Bazajt në PDK.

“Shokët dhe bashkëluftëtarët e Naimit, anëtarë të PDK-së, kanë ndikuar që ai të tërheq kandidaturën. Kjo ka qenë arsyeja e vetme, ata kanë biseduar dhe e kanë bind Bazajn se vetëm duke bashkëvepruar, do t’ia arrijnë qëllimit”, ka deklaruar Zogaj.

Ndryshe, zgjedhjet e reja në Komunën e Drenasit do të mbahen më 4 dhjetor.

 

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajme

TEST PER MAIN POST PAGE

Published

on

By

this is just a test to see how Gjergji is doing….spolier alert he seems do be doing good.

Continue Reading

Lajme

SKANDAL UFC FEATHERWEIGHT CHAMP KNOCKS OUT PESANT

Published

on

By

UFC Featherweight Super Star Denisa “ANXHELIKA” Axhanela knocks out nje pesant ne MANA BOARD GAMES ne prishtine, presidenti i UFC Prishtina Berti Grorani thot se preferon te goditet nga Francis Nunganu se sa nga Denisa, Co owner i UFC Prishtina edhe Welterweight champ Ari Gojani nuk ka guxuar te flas per incidentin nga frika se Denisa mund ta godas. Fjolla Gjikolli eshte shume e kenaqur me qka ka ndodhur deri tani.

Continue Reading

Lajme

TESTI 2 PER SLIDER HYHYHY

Published

on

By

Continue Reading

Trending