Connect with us

Lajme

Zbulohet kurdisja e tenderit më të shtrenjtë, do ta dëmtonte Kosovën për 2 milionë euro

Drejtori i Agjencisë Qendrore të Prokurimit (AQP), Mursel Rraci, muajin e kaluar u arrestua si i dyshuar se në mënyrë të kundërligjshme anuloj një tender. Bëhej fjalë për anulimi e tenderit për “Shërbime të pastrimit”, i cili nëse do të nënshkruhej nga drejtori i AQP-së buxheti i shtetit do të dëmtohej për hiç me pak se 2 milionë euro për shkak se ishin eliminuar nga gara 11 kompani me çmime më të lira, duke i favorizuar kështu vetëm dy kompani qe ishin në garë, shkruan Infokusi.

Published

on

Portali “Infokusi” ka arritur të sigurojë gjithë dosjen e këtij tenderi dhe faktet se si u manipulua i njëjti për ta rritur vlerën e tenderit në 4 milionë euro, duke i eliminuar nga gara 11 kompani nga 13 sa kishin konkurruar.

Dosja të cilën e ka siguruar “Infokusi” zbulon kriteret diskriminues të cilat u aplikuan për t’i hequr nga gara konkurrentët e po ashtu edhe manipulimin “gjenial” për ta rritur vlerën e tenderit nga 2 milionë euro në 4 milionë.

cmimet

Fitues kompanitë me mbi gjysme milioni euro më të shtrenjta për vetëm një Lot

Institucionet kryesore të prokurimit eliminuan nga gara kompani të cilat aktualisht kanë kontrata me institucionet Avdue të cilat në këtë tender kishin ofertuar me çmime deri në 160,86 % më të lira.

Shembull për lotin 10 oferta me e lirë ka qenë e kompanisë “MSS” (e eliminuar nga gara), e cila kishte ofertuar me çmim prej 7,855.43 euro në muaj për shërbimet e pastrimit. Kurse oferta e kompanisë fituese për këtë Lot (Lot 10), kompania “Laguna” ka qenë hiç me pak se 20,491.37 euro. Diferenca në çmim mes kompanisë më të lirë konkurruese dhe asaj që u shpallë fituese është për 12,635.94 euro. Nëse kjo diferencë llogaritet për tri vite (36 muaj), sa është e paraparë kontrata i bije qe buxhetit të shtetit t’i kushtoj për 454,893.83 euro më shumë. Pra bëhet fjalë për afër gjysme milioni euro me shumë. /Shikoni në fund të tekstit procesverbalin e ofertave

Edhe me e dëmshme se kjo për buxhetin e shteti është oferta e konzorciumit  tjetër, i cila ka mbetur në garë, “Shaf Berger” me “Selmans Networks” dhe “Hajdini Comerc”. Siç shihet në procesverbalin qe e ka siguruar nga “Infokusi”, edhe këta në shumicën Loteve  kanë ofertuar me çmime dukshëm më të larta se kompanitë e eliminuara nga gara. Shembull në Lot 9, ky konzorcium ka ofertuar me çmim prej 33,883.74 euro, kurse oferta me e lirë ishte e kompanisë “MSS” me 17.307.98 euro. Çmimi me i lirë në këtë rast është për 16,575.76 euro në muaj, apo gjithsejtë për tri vitet e ardhshme mbi gjysme milioni euro, saktë për 596,727.36 euro me e lirë se kompania e shpallur fituese.

E njëjta diferencë e madhe po ashtu vërehet edhe në Lot 1 ku një kompani tjetër “Dolphin” kishte ofertuar me çmimin më të lirë, pra për 9,236.29 euro në muaj, ndërsa oferta me e shtrenjtë ishte e kompanisë “Laguna” me 17.687.39 euro në muaj. Diferenca e kësaj është  për 8,442.1 euro mujore, ndërsa për 36 muaj del se është me e shtrenjtë për hiq me pak se 303,915.6 euro. /Shikoni në fund të tekstit procesverbalin e ofertave

Kriteret eliminuese

“Kurdisja e këtij tenderi ishte bërë duke i mundësuar kompanive të konkurrojnë për të gjitha Lotet, pra 11 sa ishin, por kriteri ishte qe mund t’i fitojnë vetëm tri lote.  Dhe pikërisht këtu është mashtrimi, sepse nëse një operator ekonomik/kompani ka konkurruar shembull për 5 lote edhe ka qenë me i liri në 3 nga to është eliminuar nga gara, me arsyetimin se nuk ka qenë i përgjegjshëm për të gjitha Lotet. E po ashtu kriter tjetër eliminues ishte edhe fakti se kompanive i ishte kërkuar vlera e qarkullimit të parave për të gjitha lotet, pavarësisht se kriteri ishte se mund t’i fitojnë vetëm tri nga to”, ka thënë një burim i besueshëm i portalit “Infokusi”, i cili është pjesë e hetimeve të këtij rasti.

Manipulimi ‘gjenial’ në dosje të tenderit

Mashtrimi tjetër qe shihet në dosjen e këtij tenderi dhe është dëshmi e kurdisjes, vërehet në faqen tre të njoftimit për kontratë. Në LOT 3 i cili ka gjithsejtë 30,700 metra katrorë sipërfaqe i kërkohet operatorit t’i ketë; 10 makina thithëse, 4 makina për larjen e dyshemeve, 40 karroca profesionale për pastrim dhe 2 makina për kositje bari. Kurse për pjesen LOT 8 e cila ka sipërfaqe prej 108,090 metra katror kërkohen vetëm 2 makina thithëse, 2 makina për larjen e dyshemeve dhe vetëm dy karroca profesionale për pastrim. /Shikoni në fund të tekstit njoftimin për kontratë

Kriteri diskriminues

“Në pikën III.2.3 Kërkesa mbi gjendjen ekonomike dhe financiare, pra ku kërkohet qarkullimi vjetor po ashtu mund të vërehet shumë lehtë se tenderi ka qenë i kurdisur. Për Lot 4  që ka 38705 m2 kërkohet qarkullimi minimal për tri vite 250,000 euro. Për Lot 5 që ka 37965m2 kërkohet qarkullimi prej hiç me pak se 400,000 euro. Ndërsa për Lot 6 që ka më shumë metra katror, gjithsejtë 44269 m2 kërkohen vetëm 150.000 euro. Kritere të tilla caktohen vetëm kur paraprakisht është gjetur fituesi. Ky kriter është diskriminues dhe është bërë për t’i eliminuar operatorët tjerë nga gara. Dhe ashtu ka ndodhur. Kompanitë të cilat kanë kontrata qe 10 vite me institucionet e që kanë konkurruar për disa lote 100 % me lirë se kompanitë e propozuara për kontratë janë eliminuar nga gara”, ka thënë ky burim i ‘Infokusit’.

Ai po ashtu ka treguar se ka edhe shumë anomali tjera në këtë tender e të cilat sipas tij janë ‘dizajnuar’ nga zyrtari përgjegjës i prokurimit në AQP, Behxhet Rukiqi dhe nuk janë trajtuar fare nga Muhamet Kurtishaj, eksperti i Organit Shqyrtues të Prokurimit (OSHP).

“Nga kjo kurdisje buxheti do të dëmtohej për hiq me pak se 2 milionë euro. Eksperti i OSHP-së nuk e ka shqyrtuar lenden dhe arsyen e anulimit të këtij tenderi por është marrë vetëm me aspektet formale të rastit me qëllim që ta legjitimoj shpërdorimin gallopant që është kurdisur nga zyrtari i AQP-së. Kush qëndron prapa këtij tenderi, si u manipulua dhe si i mbyllen sutë të gjithë para këtyre fakteve dhe bënin presion të nënshkruhej ky tender do të vërtetohen nga Prokuroria e Shtetit. ‘Viktima’ e këtij rasti, Mursel Rraci u arrestua dhe u mbajt 48 orë paraburgim se nuk pranoj të nënshkruhej ky tender, ndërsa tani do të hetohen ata të cilët e kurdisën këtë tender”, ka thënë ky burim i cili i ka sjellë redaksisë se “Infokusi”-t të gjitha faktet qe mund t’i shihni me poshtë. /Infokusi.com

Burimi origjinal i lajmit këtu!

1234567810

Ofertat e Kompanive
112233445566

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajme

TEST PER MAIN POST PAGE

Published

on

By

this is just a test to see how Gjergji is doing….spolier alert he seems do be doing good.

Continue Reading

Lajme

SKANDAL UFC FEATHERWEIGHT CHAMP KNOCKS OUT PESANT

Published

on

By

UFC Featherweight Super Star Denisa “ANXHELIKA” Axhanela knocks out nje pesant ne MANA BOARD GAMES ne prishtine, presidenti i UFC Prishtina Berti Grorani thot se preferon te goditet nga Francis Nunganu se sa nga Denisa, Co owner i UFC Prishtina edhe Welterweight champ Ari Gojani nuk ka guxuar te flas per incidentin nga frika se Denisa mund ta godas. Fjolla Gjikolli eshte shume e kenaqur me qka ka ndodhur deri tani.

Continue Reading

Lajme

TESTI 2 PER SLIDER HYHYHY

Published

on

By

Continue Reading

Trending