Zbulohet arsyeja pse presidenti nuk po e thërret seancën konstituive

Periskopi.com Lajme

Mos prania e 37 deputetëve në Kosovë, e ka detyruar presidentin e Kosovës që të mos e thërras akoma seancën konstituive të Kuvendit të Kosovës.

‘Gazeta Blic’ nga burime të saj, merr vesh se kjo është arsyeja e vetme e zvarritjes së kësaj seance.

Ky burim bënë të ditur, që për momentin 37 deputetë të zgjedhur të Kuvendit të Kosovës janë në pushime.

Ndryshe, seanca konstituive është paralajmëruar  që do të mbahet gjatë javës së ardhshme.

Po ashtu, gjatë ditës së sotme u raportua rreth asaj që koalicioni PAN ka siguruar votat për formimin e Qeverisë.

Ndërsa gjatë ditës së sotme kandidati për kryeministër i koalicionit PAN, Ramush Haradinaj ka zhvilluar një takim me presidentin e Kosovës, Hashim Thaçin.

Ku në këtë takim, Haradinaj ia ka konfirmuar presidentit si ka numrat e mjaftueshëm për krijimin e qeverisë.

Nga zgjedhjet e 11 qershorit, koalicioni PAN doli i pari me 39 deputetë, e pasuar nga Lëvizja Vetëvendosje me 32 dhe Koalicioni LDK- AKR- Alternativa, me 29.

Shpërndaje në: