Zbulohen detaje tjera: Shtetasi turk vrau pasagjerin pas një mosmarrëveshje

Periskopi.com Lajme

Rreth orës 12:00 policia ka marrë informatën për rastin e ndodhur në rrugën, “Bashkim Fehmiu” në Prishtinë, dhe menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes.

Sipas informatave ende të pakonfirmuara, thuhet se i dyshuari që kreu vrasjen në Prishtinë është  shtetas turk.

Sipas burimeve viktima dhe i dyshuari ka qenë së bashku në një veturë të tipit “Audi”.

Ende nuk dihet motivet e qarta se si ka ardhur deri tek vrasja, por dyshohet se vrasja ka ndodhur si pasojë e një mosmarrëveshje mes viktimës dhe dorasit.

Policia e Kosovës ka konfirmuar se nga këqyrja e vendit të ngjarjes është konstatuar se bëhet fjalë për vrasje dhe ngritur dyshimi se i dyshuari dhe viktima kanë qenë brenda të njëjtës veturë dhe i dyshuari nga mbrapa  ka shtënë me armë zjarri në viktimën, mashkull i cili për pasojë ka humbur jetën, ka bërë të ditur zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës Agron Borovci.

Shpërndaje në: