Connect with us

Lajme

Zbardhet vrasja ne Durrës, pse u masakrua për vdekje pronari i picerisë (Video)

Published

on

Janë zbardhur detaje nga rrahja për vdekje e 58-vjeçarit në Durrës. Gjithçka erdhi pasi viktima u kërkoi paratë e qirasë.

Ngjarja e rëndë ndodhi mbrëmë në Durrës, ku sipas Policisë, Agim Arapi është goditur për vdekje me mjete të forta nga dy vëllezërit Kostandin dhe Kujtim Ekonomi, si dhe dhëndri i Konstandinit, Jurgen Kurti.

Ky i fundit është një emër i njohur për policinë, pasi një vit më parë u arrestua për vrasjen e babait të tij, por më pas u shpall i pafajshëm, pasi përgjegjësia e krimit i ra dajës së tij.

Ndërkaq, ngjarja që i mori jetën mbrëmë 58-vjeçarit Arapi ndodhi rreth orës 19:55, në lagjen 1, bulevardi “Epidam”, në dyqanin ushqimor në pronësi të viktimës. Si pasojë e një konflikti pronësie, ka mbetur fillimisht i plagosur Agim Arapi, i cili ndërroi jetë më pas, rrugës për në spital, shkruan “Panorama”.

Me të marrë njoftimin, në vendngjarje mbërritën forca të shumta të Policisë, të cilët pak minuta pas ngjarjes kanë bërë të mundur identifikimin dhe kapjen e autorëve të dyshuar, konkretisht shtetasit Kostandin Ekonomi, 54 vjeç, Kujtim Ekonomi, 50 vjeç dhe Jurgen Kurti, 24 vjeç.

KONFLIKTI

Mësohet se shkak për konfliktin është bërë qiraja e papaguar e muajit mars. Sipas Policisë, vëllezërit Ekonomi kishin rënë dakord që nëpërmjet dyqanit të Agim Arapit të kalonin tubat e ajrimit të picerisë që ata kishin hapur pak më shumë se një muaj më parë bashkë me dhëndrin e tyre.

Ata kishin bërë një marrëveshje, e cila konsistonte që vëllezërit Ekonomi do t’i paguanin 13 mijë lekë në muaj Agim Arapit për tubat e ajrimit që kalonin nëpërmjet dyqanit të tij ushqimor, që ndodhet në të njëjtën godinë.

Mbrëmjen e djeshme, bashkëshortja e viktimës, Shpresa, u ka kërkuar pagesën e muajit mars, të cilën ata nuk e kishin kryer. Në këto momente, vëllezërit dhe dhëndri i tyre nisin të debatojnë me çiftin Arapi, ndërsa më pas konflikti ka degjeneruar në dhunë e përdorimin e mjeteve të forta.

Ata e kanë qëlluar me grushte e shkelma e më pas edhe me mjete të forta në kokë Arapin, duke e lënë të plagosur rëndë. 58-vjeçari ka gjetur vdekjen gjatë rrugës për në spital për shkak të dëmtimeve në kokë./Albeu.com/

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajme

TEST PER MAIN POST PAGE

Published

on

By

this is just a test to see how Gjergji is doing….spolier alert he seems do be doing good.

Continue Reading

Lajme

SKANDAL UFC FEATHERWEIGHT CHAMP KNOCKS OUT PESANT

Published

on

By

UFC Featherweight Super Star Denisa “ANXHELIKA” Axhanela knocks out nje pesant ne MANA BOARD GAMES ne prishtine, presidenti i UFC Prishtina Berti Grorani thot se preferon te goditet nga Francis Nunganu se sa nga Denisa, Co owner i UFC Prishtina edhe Welterweight champ Ari Gojani nuk ka guxuar te flas per incidentin nga frika se Denisa mund ta godas. Fjolla Gjikolli eshte shume e kenaqur me qka ka ndodhur deri tani.

Continue Reading

Lajme

TESTI 2 PER SLIDER HYHYHY

Published

on

By

Continue Reading

Trending