Connect with us

Sporti

Zaza nuk bind, tifozët e ofendojnë

Published

on

Ka nga ata futbollistë që u mjaftojnë vetëm 2 ndeshje për të fituar zemrat e tifozëve të tyre të rinj, por ka edhe nga ata futbollistë që në vetëm 2 ndeshje përfundojnë në qëndër të kritikave për paraqitjet e dobëta dhe rendimentin skarco të shfaqur në fushën e lojës.  Kjo e dyta po i ndodh Simone Zazës sulmuesit të përfaqësueses italiane i cili në ditët e fundit të merkatos së verës u transferua nga Juventusi te West Hami në Premier League. Në takimin e tij të parë me fanellën e skuadrës londineze Zaza u aktivizua për 77 minuta në humbjen 2-4 që ” Hammers” pësuan në shtëpi ndaj Watford-it. Ndërkohë këtë fundjavë për vetëm 1 pjesë loje qëndroi në fushë 25-vjecari, në humbjen që West Ham pësoi sërish me shifrat 4-2 këtë herë në transfertën ndaj West Bromwich.

Tifozët e West Ham-it prisnin shumë nga Zaza pasi investimi që ka bërë klubi për italianin është vërtetë i madh. Por pas paraqitjes së dytë radhazi shumë të dobët të lojtarit fansat e skuadrës londineze kanë shpërthyer në rrjetet sociale me ofendime të shumta në drejtim të bomberit italian. Juventusi dëshiron 25 milionë Sterlina për Zazën unë nuk do ta paguaja as 25 qindarka ishte komenti i një tifozi në Twitter. Në fakt kartoni i Simone Zazës do ti kushtojë skuadrës angleze 20 milionë Euro plus 3 milionë të tjera në formë bonusesh, me West Ham-in që është i detyruar ta blejë verën e ardhshme. Zaza mund të jetë dështimi më i madh i klubit tonë gjatë të gjitha kohrave, shkruan një tjetër fans. Me pak fjalë për Simone Zazën aventura në Premier League nuk ka nisur aspak mirë./Supersport/

 

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajme

SKANDAL UFC FEATHERWEIGHT CHAMP KNOCKS OUT PESANT

Published

on

By

UFC Featherweight Super Star Denisa “ANXHELIKA” Axhanela knocks out nje pesant ne MANA BOARD GAMES ne prishtine, presidenti i UFC Prishtina Berti Grorani thot se preferon te goditet nga Francis Nunganu se sa nga Denisa, Co owner i UFC Prishtina edhe Welterweight champ Ari Gojani nuk ka guxuar te flas per incidentin nga frika se Denisa mund ta godas. Fjolla Gjikolli eshte shume e kenaqur me qka ka ndodhur deri tani.

Continue Reading

Sporti

sport 3

Published

on

By

Continue Reading

Sporti

sport 2

Published

on

By

Continue Reading

Trending