Zafir Berisha e quan Kurtin ‘psikopat’ dhe i referohet një profesori amerikan

Ish deputeti i Kuvendit të Kosovës, Zafir Berisha, ka bërë një status në profilin e tij në Facebook pas ndodhisë së mbrëmshme kur një bashkë-partiak i tij kërcënoi Albin Kurtin me vrasje.

Berisha nuk është distancuar nga deklaratat e anëtarit të Nisma-s, dhe madje ka vazhduar sulmet e tij ndaj figurës së z.Kurti duke e quajtur vazhdimisht “psikopat”.

Statusi i tij është i ndarë në dy pjesë, ndërkohë që pjesa pas-shënuese është trefish më e gjatë se pjesa fillestare. Vlen të theksohet që në këtë status z.Berisha nuk ka bërë asnjë gabim drejtshkrimor, përcjell Periskopi.

Ai ka akuzuar edhe shoqërinë tonë si “të kapluar nga kriza morale e që ‘shpëtimin’ e sheh, duke tentuar të mbahet për fijen e “kashtës””, megjithëse pjesa e dytë është e pakuptueshme.

Në pjesën poshtë-shënuese, ai ka cituar një studiues të psikologjisë ksiminale dhe profesor në Universitetin e Columbias, për të treguar se sjelljet e Kurtit janë ato të një “psikopati”.

Më poshtë mund ta lexoni të plotë reagimin e z.Zafir Berisha:

Kulmi i mjerimit në një shoqëri është kur pa vetëdije (media e institucione) vihen në shërbim të një psikopati i cili sillet si “showman” pas mashtrimit që i ka bërë me mjeshtëri një pjese të madhe të “miletit” i cili është i kapluar nga kriza morale e që “shpëtimin” e sheh, duke tentuar të mbahet për fijen e “kashtës”!!!

P.S; Sipas Robert Hare, studiues i psikologjisë kriminale dhe profesor në Universitetin e Columbia-s, rreth 1% e popullsisë kanë këtë profil sjelljeje, dhe shumë prej tyre nuk vihen re nga shoqëria. Shumë prej tyre mund të jenë punëtorë dhe menaxherë të mirë.

Zakonisht psikopatët kanë një gamë sjelljesh, duke miratuar njërën ose tjetrën në varësi të kontekstit në të cilin ata ndodhen, sillen si kameleonë. Ata janë aktorë të aftë, që u tregojnë të tjerëve karakterin më të përshtatshëm për qëllimin e tyre.

Psikopatët janë gënjeshtarë. Në fillim njerëzit krijojnë besim tek ata, janë të disponueshëm, të dashur, paraqiten në gjendje të mirë ekonomike, por me kalimin e kohës del në pah karakteri i tyre i sëmurë.

Një tjetër tipar që i karakterizon, është kërkimi i vazhdueshëm për sfida të reja, përmes të cilave ata mund të arrijnë pozicionet më të rëndësishme, duke shijuar më shumë pushtet dhe aftësinë për të manipuluar të tjerët. Megjithatë, në këtë rrugëtim ata ecin në kurriz të të tjerëve. Janë individë që nuk marrin përgjegjësi për gabimet e tyre.

Aktualisht nuk ka trajtim efektiv për këtë sëmundje dhe shumica e specialistëve pretendojnë se integrimi social i këtyre individëve është mjaft i vështirë, edhe pse ata kanë filluar të zbatohen disa trajtime që duken mjaft efektive për këtë çrregullim.

Shpërndaje në:
Të Ngjashme
Widget post How to clear the air in the most polluted cities on Earth
27 Feb 03:20 Persikopi
OPINION