Zafir Berisha: “Albinit po i qfaqen puplikishtë simptomat e skizofrenit”

Periskopi.com Lajme

Ish deputeti i Kuvendit të Kosovës dhe anëtari i Nismës Socialdemokrate, Zafir Berisha, së fundi është ftuar nga Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë, por vazhdon të merret me politikën tonë ditore.

Z.Berisha dështoi të rizgjedhej deputet edhe në Legjislaturën e VII të Kuvendit me partinë e tij që në koalicion me AKR-në dhe PD-në ia doli të kalonte pragun për vetëm 20 vota, përcjell Periskopi.

Ai ka sulmuar kësaj here ish bashkëpunëtorin e tij politik, z.Albin Kurti, e për të cilin ka nënkuptuar se po sillet me agresivitet ndaj LDK-së.

“Albini edhe po t’i fitonte zgjedhjet i vetëm nuk do të duhet të sillet kështu, duke pasur parasyshë situatën poltike, ekonomike dhe të siguris në të cilēn gjendet Kosova dhe rajoni i Ballkanit.” – shkruan z.Berisha.

Më tej, ish deputeti i zëshëm i Nismës ka thënë edhe se Kurti është ndikuar nga litaratura e Leninit dhe është frymëzuar nga dominanca [nuk dihet saktë se çkaje i referohet me këtë fjalë] e Kim Xhong-Unit [duke e pasur fjalën për diktatorin koreanoverior Kim Jong Un].

Më poshtë e keni të plotë dhe të paredaktuar statusin e z.Berisha:

Deklaratat e papjekura të Albinit drejtuar LDK “o do bëhet si them unë o do shkojm në zgjedhje”, populli për këtë kishte me thën; me frigu “ariun” me shoshë!

– I ndikuar nga literatura e Leninit dhe i frymzuar nga dominanca Kim Xhong-un, ai po jeton jashtë realitetit që jemi, duke rrezikuar çdo të arrituar në shoqrin tonë!

-Albini edhe po t’i fitonte zgjedhjet i vetëm nuk do të duhet të sillet kështu, duke pasur parasyshë situatën poltike, ekonomike dhe të siguris në të cilēn gjendet Kosova dhe rajoni i Ballkanit.

-Simptomat prej skizofreni politik që po qfaqen nga Albini puplikishtë dojnë një kurim urgjent, sa nuk është bërë vonë.

Shpërndaje në: