Ymeri: Përgjegjës për vdekjen e Astritit është shteti

Në një konferencë të jashtëzakonshme, Ymeri tha se Astriti vdiq derisa po mbahej në burg.

“Astrit Dehari ishte akuzuar për terrorizëm. Terrorin në fakt po e bën ky shtet. Si ai si dy aktivistë të tjerë, që po mbesin në paraburgim pa asnjë akuzë të vërtetuar.Vdekja e aktivistit tonë është përgjegjësi e drejtpërdrejtë e shtetit sepse ka vdekur për sa kohë që po mbahej në burg dhe Astriti me shokë të tij, mbahen prej 68 ditësh nën terror pa asnjë fakt”, ka thënë Ymeri, raporton Periskopi.

“Kërkojmë lirimin e menjëhershëm të dy aktivistëve tanë. Nuk jemi të sigurtë më as për sigurinë e tyre. Mbështesim plotësisht kërkesën e familjes Dehari për autopsi të pavarur për vdekjen e Astrtit”, tha Ymeri.

“Ne nuk do të heshtim deri në zbardhjen e rastit edhe për këtë rast e veçanërisht për këtë rast”, ka thënë ai.

“Konsiderojmë që kjo përgjegjësi është edhe formale edhe penale. Formale se ka qenë në burg e penale se e kanë terrorizu Astritin me një persekutim të pashoq”, tha ai./ Periskopi/

Shpërndaje në:
Të Ngjashme
Widget post How to clear the air in the most polluted cities on Earth
27 Feb 03:20 Persikopi
OPINION