Connect with us

Showbiz

Yjet ua nxijnë jetën asistentëve

Yjet e famshëm të shoubiznesit mendojnë se pasi kanë famë dhe pasuri, ata mund të bëjnë çfarë të duan.

Published

on

Ata bëjnë kërkesa të pazakonta dhe këtë më së miri e kanë përjetuar në lëkurën e tyre asistentët. Kërkesat ndaj asistentëve të tyre, në disa raste janë vërtetë bizare dhe mes tjerash përfshijnë detyrimin që çdo herë të kontrollonin ngrohtësinë e gjalpit para se shefi i tyre të fillonte të hajë, të xhirojnë lindjet e grave të shefave të tyre, të prisnin për punëtorët që do të vijnë për ta rregulluar televizorin, të organizojnë shkuarjen vajzës së shefit të tyre në kamp veror dhe të pastrojnë kafazet e kafshëve të tyre, etj. Kërkesa më e pazakontë  ishte që një asistent të bisedonte me macet e një ylli dhe t’i tregojë se si reaguan macet.

Në vazhdim do t’i paraqesim disa yje dhe kërkesat e tyre ndaj asistentëve. Asistenti i Lady Gaga-s, Jennifer O’Nil e ka paditur në Gjykatë atë për mospagesën e punës jashtë orarit dhe zbuloi shumë gjëra që ne nuk dinim rreth këngëtares. Ish-asistenti ka dëshmuar se ai ishte me Gaga-n 24 orë në ditë dhe shtatë ditë në javë. Kjo do të thotë gjithashtu edhe fjetja në të njëjtin shtrat me yllin e çuditshëm, sepse Gaga nuk ishte në gjendje të flejë vetëm.

Ish-asistentja e Naomi Campbell-it, Rebecca Wight, tregoi se modelja e famshme ka pasur kërkesa shumë specifike ashtu që punonjësit në një hotel duhej t’i dinin kërkesat paraprakisht, para se ajo të shkonte atje. Në apartamentin në të cilin do të shkonte Naomi për të kaluar natën, duhej të ishin të ndezur 25 qirinj me aromë të zambakëve të vendosur në vende të veçanta. Gjithmonë duhej të ishin pesë qirinj në banjo, dhjetë në dhomën e gjumit dhe dhjetë në dhomën e ndenjës, tha Rebecca. Shërbëtori besnik i Frank Sinatra-s, George Jacobs, në kujtimet e tij, “My life with Frank Sinatra”, zbulon se çdo ditë i duhej t’ia mbulonte pjesët e kokës me anë të sprejit, në pjesët e kokës ku shefi i tij nuk kishte flokë./ZERI

 

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Showbiz

Kjo ka qenë shuma më e lartë që ka marr bakshish Meda

Published

on

Këngëtari i njohur Meda është shprehur se ishte thjeshtësia dhe modestia e bashkëshortes që e bëri për vete.

Meda u shpreh se ishte ai që bëri hapi e parë për t’u lidhur me të.

Ai shtoi se ndër vite Luljeta ka mbetur e njëjta.

Këngëtari ia atribuoi të dyve suksesin e martesës së shëndetshme

Meda zbuloi se bashkëshortja kujdeset për look-un e tij.

“Gjithmonë e kam pas në krah, më ka mbështetur! 90% të punës, look-ut tim, e përzgjedh Lulja, ajo më thotë tani më dukesh mirë dhe këto do veshësh sonte”.

“Dhe unë i them në rregull sepse i besoj. Ajo më ka bërë për vete me thjeshtësinë e vet. Jemi parë rastësisht, unë e kam bërë hapin e parë”.

“Ka qenë e thjeshtë, modeste, s’di ta përshkruaj, është e njëjta si ka qenë kur jemi njohur. Ajo gjithmonë ka qenë bossi i shtëpisë. Kemi rreth 14 vite bashkë. Për suksesin e martesës meritën e mbajmë të dy! ”– tha ai në një intervistë për emisionin “Nin”.

Këngëtari zbuloi edhe shumën marramendëse që lanë bakshish në një koncert në Australi.

“Në Australi për një natë kemi marrë mbi 30.000 dollarë. Këndoja vetë dhe isha i shoqëruar nga muzikantët e mi. Është e vërtetë, ka qenë për Pavarësinë e Kosovës, për herë të parë që isha në Australi. Ishte eksperiencë e paharruar,” – përfundoi Meda.

Continue Reading

Showbiz

Vajza e Lutfi Hazirit e krahason veten me Mona Lisën

Published

on

Vajza e Lutfi Hazirit merr vëmendje me paraqitjet e saj atraktive.

Ajo ka arritur të ketë mijëra ndjekës në Instagram, përkundër që nuk është e njohur për ndonjë profesion.

Duke gëzuar një bukuri të rrallë, ajo së fundmi bëri një ngjashmëri mes saj dhe Mosa Lisës.

Duke publikuar një imazh në të cilin u shfaq e mbështjellë me një pelerinë, ajo shkroi: Mona Lisa e kohëve moderne.

 

Continue Reading

Showbiz

Mbretëresha Elizabeth nuk do të festojë 95 vjetorin e saj të lindjes pas vdekjes së Princit Philip

Published

on

Mbretëresha po feston ditëlindjen e saj të parë në dekada pa burrin e saj Princin Philip të mërkurën

Këtë vit 95-vjetori i lindjes së Mbretëreshës Elizabeth do të jetë një rast i heshtur pas vdekjes së burrit të saj prej 73 vjetësh, Princit Philip, shkruan People.

Ditëlindja e shënuar e monarkut të Mërkurën nuk do të festohet si zakonisht – ndërsa Mbretëresha dhe anëtarët e tjerë të familjes shpesh shënojnë ditëlindjet e tyre duke ndarë portrete të reja me publikun, nuk do të ketë një foto të lëshuar këtë vit.

Kjo do të jetë ditëlindja e parë e Mbretëreshës Elizabeth pas vdekjes së burrit të saj, i cili u varros në Shën George’s Chapel në Kalanë Windsor të Shtunën. Ai vdiq në 9 Prill në moshën 99 vjeç, vetëm dy muaj larg 100 vjetorit të lindjes.

Mbretëresha është e rrethuar nga stafi i saj besnik dhe tre qentë e saj (të cilët ajo është parë në Kopshtet Frogmore gjatë javës së kaluar) në Windsor Castle, dhe anëtarët e familjes me gjasë do të vizitojnë monarken në ditët në vijim.

Continue Reading

Trending