Xherdan Shaqiri: Ne nuk jemi robot që të jemi gjithmonë 200 për qind

Periskopi.com Sporti

Futbollisti kosovar, Xherdan Shaqiri ka folur për karrierën që është duke e zhvilluar tek Liverpooli.

Shaqiri foli për Daily Mail edhe për humbjet e fundit të Liverpoolit, transmeton Sinjali Sport.

Ne jemi njerëz normal që përjetojnë ulje dhe ngritje. Është e natyrshme. Ne nuk jemi robotë që mund të jemi gjithmonë 200 përqind” tha Shaqiri

Po ashtu, Shaqiri tha se Premier Liga ka shumë skuadra të mira, ku edhe skuadrat e vogla janë të vështira për t’u mposhtur.

Premier Liga është plot me ekipe të mira, madje edhe skuadrat e vogla janë të vështira për t’u mposhtur. Ekipet e mëdha nuk janë gjithmonë të mira, jo vetëm ne. Shumë nga ekipet më të mira të këtij sezoni nuk po ecin mirë, por ne jemi akoma në tre ose katër më të mirët , kështu që ne nuk mund të ankohemi “, tha Shaqiri.

Shpërndaje në: