Connect with us

Showbiz

Xhensila Myrtezaj tregon detaje për dasmën: Sot provova fustanin e bardhë

Këngëtarja, Xhensila Myrtezaj ishte e ftuar sot në studion e Rudina Magjistarit.

Published

on

Artistja fillimisht deklaroi se kjo periudhë nuk është kulmi i saj i karrierës, pasi ajo mendon se ka dhe shumë më tepër për të arritur, ndonëse ne e shohim si në kohën e saj më të mirë në tregun muzikor.

Më pas biseda u fokusua tek kënga e re në bashkëpunim me Kidën “Uh Baby”.

Sigurisht që u fol edhe për historinë e dashurisë së Xhensilës me aktorin e “Portokalli” Bes Kallakun.

Të dashuruar e të fejuar prej disa vitesh, këngëtarja tregoi se Besi është mbështetja dhe shtysa më e madhe: “Është një shtysë dhe krah i fortë ku mbahem. Unë jam frikacake dhe pas çdo projekti jam e frikësuar për rezultatin. Besi është ai më jep forcë të brendshme”. Xhensila tregoi për fillimet e lidhjes me aktorin e gjithashtu planet që kanë bërë të dy për të ardhmen.

“Ne bëjmë bashkë 7 vite. Me të jam lidhur 16 vjeçe. Ai është njeri me zemër të madhe dhe më ka dashur me shumë pastërti. Na pëlqen shumë të udhëtojmë. Sapo mbarojmë angazhimet planifikojmë dhe ikim diku të dy e çmallemi.

Duke qenë se Besi është i angazhuar këtu, unë mundohem sa mbaroj koncertin të pres biletën e të fluturoj për tek Besi” tregoi këngëtarja. Pas kësaj ajo konfirmoi planet për martesë, por pa e thënë datën duke sqaruar se është supersticioze: “Vitin që vjen do të martohemi. Uroj të jetë dasmë intime por do të jetë e pamundur. Jam ende shumë e qetë dhe s’më kanë kapur emocionet që kapin nusen. Uroj të na shkojë çdo gjë siç e kam ëndërruar. Sot provova për herë të parë fustanin e bardhë. U emocionova shumë! Unë dua që në të ardhmen të kem një familje të madhe. I dua shumë fëmijët, akoma më shumë kohët e fundit. Por jam e fokusuar drejt karrierës dhe një fëmijë nuk është në planet e afërta”.

Magjistari e ka pyetur Xhensilën lidhur me fizikun e saj të shkëlqyer dhe pamjen e bukur që shfaq gjithnjë. Madje ajo ka dhënë dhe disa këshilla bukurie për vajzat. “Make-up-in eliminojeni në përditshmëri. Unë nuk përdor kurrë make-up. I bën mirë lëkurës dhe është shumë higjienike. Gjithashtu jam shume dhënë pas sportit. Sidomos përpara projekteve punoj më fort. Bëj rregullisht vrap dhe palestër, pa shkëputje të paktën 2 vitet e fundit. Ndërsa sa i takon ushqimit, më shijon shumë dhe nuk ia kam kufizuar vetes”, ka thënë Xhensila./Albeu.com/

Showbiz

Kjo ka qenë shuma më e lartë që ka marr bakshish Meda

Published

on

Këngëtari i njohur Meda është shprehur se ishte thjeshtësia dhe modestia e bashkëshortes që e bëri për vete.

Meda u shpreh se ishte ai që bëri hapi e parë për t’u lidhur me të.

Ai shtoi se ndër vite Luljeta ka mbetur e njëjta.

Këngëtari ia atribuoi të dyve suksesin e martesës së shëndetshme

Meda zbuloi se bashkëshortja kujdeset për look-un e tij.

“Gjithmonë e kam pas në krah, më ka mbështetur! 90% të punës, look-ut tim, e përzgjedh Lulja, ajo më thotë tani më dukesh mirë dhe këto do veshësh sonte”.

“Dhe unë i them në rregull sepse i besoj. Ajo më ka bërë për vete me thjeshtësinë e vet. Jemi parë rastësisht, unë e kam bërë hapin e parë”.

“Ka qenë e thjeshtë, modeste, s’di ta përshkruaj, është e njëjta si ka qenë kur jemi njohur. Ajo gjithmonë ka qenë bossi i shtëpisë. Kemi rreth 14 vite bashkë. Për suksesin e martesës meritën e mbajmë të dy! ”– tha ai në një intervistë për emisionin “Nin”.

Këngëtari zbuloi edhe shumën marramendëse që lanë bakshish në një koncert në Australi.

“Në Australi për një natë kemi marrë mbi 30.000 dollarë. Këndoja vetë dhe isha i shoqëruar nga muzikantët e mi. Është e vërtetë, ka qenë për Pavarësinë e Kosovës, për herë të parë që isha në Australi. Ishte eksperiencë e paharruar,” – përfundoi Meda.

Continue Reading

Showbiz

Vajza e Lutfi Hazirit e krahason veten me Mona Lisën

Published

on

Vajza e Lutfi Hazirit merr vëmendje me paraqitjet e saj atraktive.

Ajo ka arritur të ketë mijëra ndjekës në Instagram, përkundër që nuk është e njohur për ndonjë profesion.

Duke gëzuar një bukuri të rrallë, ajo së fundmi bëri një ngjashmëri mes saj dhe Mosa Lisës.

Duke publikuar një imazh në të cilin u shfaq e mbështjellë me një pelerinë, ajo shkroi: Mona Lisa e kohëve moderne.

 

Continue Reading

Showbiz

Mbretëresha Elizabeth nuk do të festojë 95 vjetorin e saj të lindjes pas vdekjes së Princit Philip

Published

on

Mbretëresha po feston ditëlindjen e saj të parë në dekada pa burrin e saj Princin Philip të mërkurën

Këtë vit 95-vjetori i lindjes së Mbretëreshës Elizabeth do të jetë një rast i heshtur pas vdekjes së burrit të saj prej 73 vjetësh, Princit Philip, shkruan People.

Ditëlindja e shënuar e monarkut të Mërkurën nuk do të festohet si zakonisht – ndërsa Mbretëresha dhe anëtarët e tjerë të familjes shpesh shënojnë ditëlindjet e tyre duke ndarë portrete të reja me publikun, nuk do të ketë një foto të lëshuar këtë vit.

Kjo do të jetë ditëlindja e parë e Mbretëreshës Elizabeth pas vdekjes së burrit të saj, i cili u varros në Shën George’s Chapel në Kalanë Windsor të Shtunën. Ai vdiq në 9 Prill në moshën 99 vjeç, vetëm dy muaj larg 100 vjetorit të lindjes.

Mbretëresha është e rrethuar nga stafi i saj besnik dhe tre qentë e saj (të cilët ajo është parë në Kopshtet Frogmore gjatë javës së kaluar) në Windsor Castle, dhe anëtarët e familjes me gjasë do të vizitojnë monarken në ditët në vijim.

Continue Reading

Trending