Connect with us

Lajme

Xhavit Haliti kritikon diplomacinë kosovare që udhëhiqet nga nënkryetari i partisë së tij

Komisioni Parlamentar për Stabilizim Asociim ka diskutuar për temat të cilat do të diskutohen me autoritetet e Bashkimit Evropian, në Strasburg, më 23 nëntor

Published

on

 

Kryetari i këtij komisioni, deputeti Xhavit Haliti, tha se temat që Kosova ka interes t’i diskutojë në Strasburg kanë të bëjnë më shumë me aspektet ekonomike.

“Temat më kryesore kanë të bëjnë me ekonominë dhe çështjet që kanë të bëjnë me bisedimet me Serbinë në Bruksel. Këto janë çështjet që duhet të fokusohemi dhe do të fokusohemi, sepse ekonomia është një problem tepër i madh në Kosovë”, tha Haliti.

Tutje, deputeti Haliti ka përmendur edhe pengesat që Serbia i krijon Kosovës në kuadër të përfaqësimit dhe pjesëmarrjes në nismat rajonale e ndërkombëtare.

“Serbia është tepër aktive në të gjitha institucionet ndërkombëtare ku mund ta pengojë Kosovën”, tha Haliti.

Këto pengesa, ai tha se Beogradi i zbaton përmes lobimit, duke veçuar këtu përpjekjet për t’i pamundësuar Kosovës përfaqësimin në Këshillin e Evropës.

“Institucionet e Kosovës duhet të bëjnë më shumë në forcimin e diplomacisë. Mendoj se diplomacia e Kosovës duhet të jetë më shumë e fokusuar në raportet ekonomike me shtete të ndryshme, sesa në takimet e përvjetorëve të pavarësisë së shteteve të ndryshme”, tha Haliti.

Ndryshe, më 1 prill ka nisur zbatimi i Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit në mes të Kosovës dhe Bashkimit Evropian, e nënshkruar më 27 tetor 2015, në Strasburg dhe e ratifikuar në Kuvendin e Kosovës.

Marrëveshja për Stabilizim Asociim, e cila krijon për herë të parë marrëdhënie kontraktuale me BE-në, është vlerësuar ngjarja më e rëndësishme e Kosovës që nga shpallja e pavarësisë.

Programi Kombëtar për zbatimin e Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit me Bashkimin Evropian është miratuar në 10 mars 2016 nga Kuvendi i Republikës së Kosovës.

Ky Program është dokumenti kryesor strategjik kombëtar për zbatimin e agjendës evropiane që mbulon periudhën pesë vjeçare, 2016-2020, dhe fokusohet në tre aspekte strategjike të anëtarësimit në BE: Përmbushjen e detyrimeve të MSA-së; Përafrimin e legjislacionit kombëtar me legjislacionin e BE-së; zbatimin e legjislacionit të përafruar, e të tjera. (REL)

 

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajme

TEST PER MAIN POST PAGE

Published

on

By

this is just a test to see how Gjergji is doing….spolier alert he seems do be doing good.

Continue Reading

Lajme

SKANDAL UFC FEATHERWEIGHT CHAMP KNOCKS OUT PESANT

Published

on

By

UFC Featherweight Super Star Denisa “ANXHELIKA” Axhanela knocks out nje pesant ne MANA BOARD GAMES ne prishtine, presidenti i UFC Prishtina Berti Grorani thot se preferon te goditet nga Francis Nunganu se sa nga Denisa, Co owner i UFC Prishtina edhe Welterweight champ Ari Gojani nuk ka guxuar te flas per incidentin nga frika se Denisa mund ta godas. Fjolla Gjikolli eshte shume e kenaqur me qka ka ndodhur deri tani.

Continue Reading

Lajme

TESTI 2 PER SLIDER HYHYHY

Published

on

By

Continue Reading

Trending