Wenger: Nuk merrem me Mourinhon

Periskopi.com Sporti

Trajneri i Arsenalit, Arsene Wenger refuzon të kritikojë rivalin Jose Mourinho.

Ky i fundit e kishte quajtur disa herë francezin si ‘specialist i dështimeve’, por francezi nuk është i interesuar të përfshihet në polemika me trajnerin e Manchester United.

Madje, një gazetar kishte shkruar një libër për Mourinhon, brenda të cilit gjenden kritikat ndaj Wenger, por ky i fundit thotë se nuk është i interesuar ta lexoj atë libër dhe as të komentojë rreth tij.

“Unë nuk e kam lexuar librin e tij dhe me siguri nuk do ta lexoj atë. Unë nuk mund të komentoj rreth kësaj”, tha 66-vjeçari.

“Nuk kam asnjë problem personal me askënd. I respektoj të gjithë dhe nuk e ndjej nevojën për të komentuar rreth skuadrave të tyre”. /Periskopi.com

Shpërndaje në: