Wenger: Do ta doja këtë yll të Chelseat në Arsenal

Trajneri i Arsenalit, Arsene Wenger thotë se do të dëshironte ta kishte në skuadër sulmuesin e Chelseat, Diego Costa.

Periskopi.com Sporti

‘Topçinjtë’ dhe të kaltërit e Londrës takohen sonte me fillim nga ora18:30 për të zhvilluar derbin e javës së gjashtë në Premier Ligë.

Trajneri francez thotë se ishte habitur kur Reprezentuesi i Spanjës kishte vendosur të largohej nga Atletico Madrid për skuadrën nga Stamford Bridge.

“Unë kam qenë i befasuar kur Costa nënshkroi me Chelsean, sepse kurrë nuk kam menduar se ai do të largohej nga Atletico Madrid në atë kohë”, deklaroi Wenger.

“Sigurisht që do të më pëlqente të nënshkruaja me të, sepse më pëlqejnë cilësitë e tij si lojtar”. /Periskopi.com

Shpërndaje në: