Wenger: Arsenali tregoi se ka karakter

Arsene Wenger ka lavdëruar ekipin e tij pas fitores ndaj Ludogorets.

Periskopi.com Sporti

Arsenal e filloi takimin në mënyrën më të keqe të mundur ku pranoi dy gola për 15 minuta, por ‘topqinjtë’ nuk u dorëzuan dhe luftuan duke e rikthyer ndeshjen në favorin e tyre.

Wengeri pas përfundimit të ndeshjes ka folur për formën e turkut Mesut Ozil dhe shpirtin luftarak të skuadrës.

“Lojtarët e mëdhenj bënë vendimet e duhura. Mesut kishte aftësi të duhura për të përfunduar këtë takim”.

“Për mua fitoi shpirti ekipor. Kjo tregon se ne kemi mentalitet të shëndoshë në grupin tonë”, u shpreh Wenger.” /Periskopi.com

Shpërndaje në: