Connect with us

Lajme

VV’ja vazhdon shkatërrimin e Prizrenit, drejtori i inspektoriatit ndërton shtëpi pa leje

Published

on

Qyteti i Prizrenit vazhdon të degradohet nga ndërtimet pa leje dhe pa kritere pothuajse nëpër të gjitha lagjet e qytetit.

 

 

Përgjegjësinë për mbikëqyrjen e ndërtimeve në Prizren e ka Drejtoria e Inspektoratit në këtë Komunë drejtor i së cilës është Edon Muçaj që vije nga radhët e lëvizjes Vetëvendosje e cila poashtu udhëheq këtë komunë që nga 2017.

Ndërsa drejtori Muçaj derisa është i thirrur për të intervenuar në rast se dikush bënë ndërtime pa leje dhe pa kritere, është pikërisht vetë ai i cili po ndërton pa leje shtëpinë e tij në lagjen “Arbana” në Prizren.

Shtëpia e Edon Muçajt

IndeksOnline ka bërë nja hulumtim disaditor dhe ka shkuar në vendin e ngjarjes për t’i vërtetuar këto pretendime të banorëve të cilët e kanë denoncuar këtë rast në organet komunale.

Drejtori i tanishëm i Inspektoratit në Prizren e ka shfrytëzuar kohën e pandemisë gjatë këtij viti për ta ndërtuar edhe një kat të shtëpisë së tij e cila ndodhet në rrugën “Çerçiz Topulli” në lagjen “Arbana”, shtëpi e cila edhe ashtu është e ndërtuar e gjitha pa leje para rreth 15 vjetësh.

Mbindërtimi në shtëpinë e drejtorit të Inspektoriatit, Edon Muçaj

Sipas burimeve të IndeksOnline, Muçaj ka aplikuar për legalizim të shtëpisë së tij në 2015 pranë Drejtorisë së Urbanizmit në Prizren. Në kohën e aplikimit ai në dosjen e tij i ka të evidentuara vetëm dy kate të shtëpisë ndërsa tani ai po vazhdon ta ndërtojë katin e tretë pa u penguar nga askush. Edhe në ditën që ekipi i IndeksOnline ka vizituam shtëpinë e tij aty vërehej se po vazhdonin punimet e katit të tretë të shtëpisë.

IndeksOnline ka marrë vesh se ky mbindërtim është denoncuar nga banorët e lagjes qysh në fillim të këtij viti në kohën kur Drejtoria e Inspektoratit po udhëhiqej nga Islam Thaçi. Po sipas këtyre burimeve, inspektorët komunal kanë qenë në vendin e ngjarjes dhe kanë mbajtur procesverbal për këtë rast, mirëpo nuk dihet se ku ka përfunduar.

Foto e realizuar gjatë verës, ku shihet mbindërtimi i katit të tretë

Gjatë kësaj kohe ka ndodhur edhe ndërrimi i Drejtorit të Inspektoratit ku në korrik të këtij viti në krye të kësaj drejtorie, Kryetari i Prizrenit Mytaher Haskuka e emëron Edon Muçajn.

Edon Muçaj dhe Mytaher Haskuka

Për të gjitha këto gjetje, IndeksOnline ka kontaktuar përmes telefonit me drejtorin Edon Muçaj për ta pyetur a ia ka ndalur punimet inspektorati dhe a ka leje pune për punimet që ka bërë?

Muçaj fillimisht nuk ka dhënë përgjigje të qarta duke thënë se duhet t’i dërgojmë pyetjet me shkrim në mënyrë që t’i jepet kohë për ta sqaruar rastin. Mirëpo as pas një jave Drejtori i Inspektoratit në Prizren nuk na ka kthyer përgjigje edhe pse e kemi kontaktuar edhe disa herë përmes telefonit.

Vazhdimi i punimeve

Në fotografitë e marra nga gjeoportali në vitin 2018 ku figurojnë të dhëna të detajuara, shtëpia e drejtorit figuron dy katëshe me kulm të përfunduar, ndërsa në gjendjen e tanishme e ka të përfunduar katin e tretë dhe po bëhet gati për kulm./IndeksOnline/

Foto e nxjerr nga gjeoportali, viti 2018
Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajme

TEST PER MAIN POST PAGE

Published

on

By

this is just a test to see how Gjergji is doing….spolier alert he seems do be doing good.

Continue Reading

Lajme

SKANDAL UFC FEATHERWEIGHT CHAMP KNOCKS OUT PESANT

Published

on

By

UFC Featherweight Super Star Denisa “ANXHELIKA” Axhanela knocks out nje pesant ne MANA BOARD GAMES ne prishtine, presidenti i UFC Prishtina Berti Grorani thot se preferon te goditet nga Francis Nunganu se sa nga Denisa, Co owner i UFC Prishtina edhe Welterweight champ Ari Gojani nuk ka guxuar te flas per incidentin nga frika se Denisa mund ta godas. Fjolla Gjikolli eshte shume e kenaqur me qka ka ndodhur deri tani.

Continue Reading

Lajme

TESTI 2 PER SLIDER HYHYHY

Published

on

By

Continue Reading

Trending