Connect with us

Lajme

VV: Tentimi për ta risjell demarkacionin për ratifikim tensionon situatën

Published

on

Insistimi i Qeverisë së Kosovës për ta risjell për ratifikim në Kuvendin e Kosovës marrëveshjen e demarkacionit me Malin e Zi mund ta tensionoj situatën. Kështu është shprehur zëdhënësi i Vetëvendosjes, Frashër Krasniqi, i cili aktualisht është në arrest shtëpiak.

Kryeministri i Kosovës Isa Mustafa është takuar dje me kryeshefin ekzekutiv të Operatorit të Sistemit, Transmisionit dhe Tregut (KOSTT), Mustafë Hasani. Gjatë takimit, ndër të tjera, u konsultua edhe dokumentacioni, i cili daton që nga viti 1977 lidhur me shtrirjen e largpërçuesve të Kosovës në brezin kufitar me Malin e Zi dhe kufirin ndarës ndërmjet dy vendeve, sa i përket shtrirjes dhe menaxhimit të linjës së transmisionit. Është thënë që ky dokumentacion do t’i kontribuojë sqarimit të plotë të procesit të demarkacionit.

Ditë më parë kryeministri Mustafa është takuar edhe me udhëheqësit e AKP-së si dhe drejtorin e Departamentit të Kufijve në Policinë Kufitare, në lidhje me këtë çështje.

Përmes një komunikate për media, Qeveria e Kosovës pati thënë se gjatë takimit me drejtuesit e AKP’së, u theksua se asnjë pronë e menaxhuar nga Agjencia Kosovare e Privatizimit nuk ka mbetur jashtë vijës kufitare të shënjuar nga Komisioni Shtetëror.

Më herët, kryeministri ka takuar edhe kryetarët e katër komunave që preken nga demarkacioni me Malin e Zi nga të cilët ka kërkuar që të tregojnë të gjitha vërejtjet, dyshimet dhe shqetësimet që kanë dhe ato do t’u merren parasysh. Ftesë për takim kryeministri ka thënë se do t’u bëjë edhe partive opozitare.

Pavarësisht se kryeministri Mustafa ka thënë se do të merren parasysh vërejtjet e secilit, me qëllim që shënjimi i vijës kufitare me Malin e Zi të mos ketë gabime dhe paqartësi, ai deri më tani ka publikuar vetëm argumente pro versionit aktual të demarkacionit.

E sipas Opozitës, këto takime të kryeministrit nuk kanë asnjë kuptim, duke pasur parasysh debatin e ekspertëve më 3 gusht, ku ende pa përfunduar debati, Mustafa e e presidenti Hashim Thaçi dolën në mbrojtje të qëndrimit të Komisionit Shtetëror, duke e shpërfillur komplet qëndrimin kundërshtar.

Në Lëvizjen Vetëvendosje, kanë thënë se është tejet vonë për takime të tilla kur kemi parasysh se është vërtetuar se versioni aktual i demarkacionit është gabim.

“Qeveria e Kosovës ka humbur çdo betejë për demarkacionin. Përgjigjja i është dhënë edhe nga zëri i mijëra qytetarëve në protestat më masive të pasluftës, edhe nga banorët e zonës së prekur, edhe nga ekspertë të fushës, si dhe nga deputetë brenda koalicionit. Ne nuk kemi fije besimi në asnjë iniciativë të Mustafës, sepse jemi të bindur se kjo qeveri është antikushtetuese dhe nuk ka fije legjitimiteti. Takimet mund të jenë më shumë tentim për përgatitje të terrenit që të riprocedohet demarkacioni, por kjo s’do të lejohet me asnjë kusht. Demarkacioni është i vdekur. Atë e kanë mbytur qytetarët e Republikës dhe deputetët e përgjegjshëm të opozitës, si dhe disa të pozitës. Ne s’do të lëshojmë pe sepse nuk kemi tokë për të falur, dhe kështu rezistenca do të jetë edhe më e fuqishme”, ka thënë për Periskopin zëdhënësi i VV-së, Frashër Krasniqi.

Krasniqi ka thënë se tentimi për ta rikthyer sërish këtë çështje, është provokim dhe mund të sjellë tensionim të situatës. /Periskopi/

 

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajme

TEST PER MAIN POST PAGE

Published

on

By

this is just a test to see how Gjergji is doing….spolier alert he seems do be doing good.

Continue Reading

Lajme

SKANDAL UFC FEATHERWEIGHT CHAMP KNOCKS OUT PESANT

Published

on

By

UFC Featherweight Super Star Denisa “ANXHELIKA” Axhanela knocks out nje pesant ne MANA BOARD GAMES ne prishtine, presidenti i UFC Prishtina Berti Grorani thot se preferon te goditet nga Francis Nunganu se sa nga Denisa, Co owner i UFC Prishtina edhe Welterweight champ Ari Gojani nuk ka guxuar te flas per incidentin nga frika se Denisa mund ta godas. Fjolla Gjikolli eshte shume e kenaqur me qka ka ndodhur deri tani.

Continue Reading

Lajme

TESTI 2 PER SLIDER HYHYHY

Published

on

By

Continue Reading

Trending