VV: Në Kosovë nuk ka demokraci

Për Ditën Ndërkombëtare të Demokracisë, ka folur edhe Lëvizja Vetëvedosje. Ky subjekt ka thënë se në Kosovë mungon demokracia.

“Demokracia është hapësira dhe përmbajtja që u garanton të drejta, barazi dhe mirëqenie qytetarëve. Të tria këto, po mungojnë në Kosovë. Nuk mund të jetë demokratik shteti që arreston deputetët. Nuk mund të jetë demokratitk shteti që persekuton qytetarët dhe që e lufton opozitën”.

Sipas VV-së, ky pushtet që ligjërimin e ka të mbushur me fraza mbi demokracinë, përparimin e mendimin ndryshe, vetëm gjatë një viti ka arrestuar mbi 400 aktivistë sepse mendonin ndryshe.

“Në raportin e fundit të organizatës Freedom House ku flitet për Kosovën, shteti jonë zë vendin më të keq në Ballkan. Ai cilësohet si gjysmë autoritar. Strukturat qeveritare, thuhet aty, të ndërtuara për të mbajtur paqen, janë duke penguar përparimin. Nuk mund të ketë përparim me shtet të kapur. Nuk mund të ketë zhvillim me klanin mafioz “Pronto”, thuhet në kumtesën e Vetëvendosjes.

Më tej, VV thotë se demokracia do të triumfojë vetëm me zërin e qytetarëve të vendosur, “sikur në protestat kundër “Zajednicë” dhe kundër marrëveshjes për Demarkacionin me Malin e Zi”.

Shpërndaje në:
Të Ngjashme
Widget post How to clear the air in the most polluted cities on Earth
27 Feb 03:20 Persikopi
OPINION