Connect with us

Lajme

VV kritikon Qeverinë e Shqipërisë për ligjin e importit të plehrave

Published

on

Kuvendi i Republikës së Shqipërisë, pas një debati rreth 12-orësh ka miratuar mbrëmë ligjin për importin e mbetjeve.

Lëvizja Vetëvendosje, përmes një komunikate për media, ka reaguar në lidhje me miratimin e këtij ligji.

VV-ja ka thënë se ky projektligj u miratua mbrëmë vonë nga më pak se gjysma e deputetëve (vetëm 63 vota pro) dhe në kohën kur jashtë Kuvendit të Shqipërisë po protestohej kundër tij.

“Kujtojmë se në fillim të vitit 2012, mbi 60,000 qytetarë të Republikës së Shqipërisë patën nënshkruan peticionin që kundërshtonte ligjin e atëhershëm për importin e plehrave, me synimin për të mbajtur një referendum mbi këtë ligj përmes nismës qytetare. Referendumi nuk u zhvillua sepse qeveria e re e formuar pas zgjedhjeve të vitit 2013 vendosi t’i ndalonte të gjitha rastet e importit të plehrave në Republikën e Shqipërisë, nisur nga kundërshtimi dhe shqetësimi i madh i qytetarëve ndaj këtij ligji. Mbrëmë, përmes miratimit të projektligjit për importin e plehrave, Kuvendi i Republikës së Shqipërisë e ka shpërfillur vullnetin e qytetarëve”, ka thënë Vetëvendosje.

Ky subjekt ka thënë se i bashkohet shqetësimit të rishprehur nga qytetarët e Republikës së Shqipërisë lidhur me miratimin e projektligjit për importin e plehrave. “Natyra, territori, nëntoka, ajri, ujërat, janë të kufizuara, të fundme e të pakthyeshme. Trajtimi i tyre është përgjegjësi kombëtare, pasi ato janë shtëpia e përbashkët e kombit. Aventurizmi i interesit privat në këto terrene politike pashmangshmërisht publike duhet ndalur. Nga ana tjetër, dështimi në krijimin e një ekonomie prodhuese e lë vendin nevojtar, dhe nevojtarët shpesh janë gati të pranojnë propozime të këqija biznesore”

Sipas VV-së, Qeveria e Shqipërisë nuk duhet të veprojë si nevojtare përballë joshjes së investitorëve në këto industri të rrezikshme, por duhet ta kanalizojë kapitalin privat drejt rrugës së ngadaltë por më të leverdisshme për publikun, që janë sektorët e prodhimit vendor, bujqësia dhe industritë që respektojnë ambientin.

“Një çështje kaq e rëndësishme nuk prek vetëm bizneset dhe punëtorët e angazhuar në importin dhe përpunimin e mbetjeve, por ka potencialin të ndikojë drejtpërdrejt negativisht mbi ambientin, ekonominë dhe shëndetin e qytetarëve. Rrjedhimisht, vendimi për një çështje kaq madhore i takon dhe duhet të merret nga populli”, përfundon komunikata e VV-së.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajme

TEST PER MAIN POST PAGE

Published

on

By

this is just a test to see how Gjergji is doing….spolier alert he seems do be doing good.

Continue Reading

Lajme

SKANDAL UFC FEATHERWEIGHT CHAMP KNOCKS OUT PESANT

Published

on

By

UFC Featherweight Super Star Denisa “ANXHELIKA” Axhanela knocks out nje pesant ne MANA BOARD GAMES ne prishtine, presidenti i UFC Prishtina Berti Grorani thot se preferon te goditet nga Francis Nunganu se sa nga Denisa, Co owner i UFC Prishtina edhe Welterweight champ Ari Gojani nuk ka guxuar te flas per incidentin nga frika se Denisa mund ta godas. Fjolla Gjikolli eshte shume e kenaqur me qka ka ndodhur deri tani.

Continue Reading

Lajme

TESTI 2 PER SLIDER HYHYHY

Published

on

By

Continue Reading

Trending