Connect with us

Lajme

VV: Klani Pronto dhe aleatët prodhojnë vetëm qeverisje antisociale

Published

on

Përmes një konference për media, LVV folur për gjendjen e rëndë në vend, dhe qëndrimet, sicc kanë thënë, antisociale të Qeverisë Pronto.

Nënkryetarja e këtij subjekti, Fatmire Mulhaxha-Kollçaku,  ka listuar problemet që po u rëndohen çdo ditë qytetarëve të Kosovës, veçanërisht kategorive të caktuara.

Ajo ka thënë se vetë fakti që Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale është caktuar edhe në detyrën e zëdhënësit të Qeverisë, flet për trajtim joserioz të çështjeve sociale. Mulhaxha-Kollçaku  theksoi edhe problemin e nepotizmit në punësim.

Sipas saj në Kosovë punësim gjejnë vetëm ata që kanë lidhje partiake ose familjare me klanin “Pronto”

“Çdo herë kur duhet të bëhen shkurtime buxhetore, dhe kur nën presionin e grupacioneve të ndryshme duhet të gjenden disa mjete financiare, kjo qeveri gjithmonë bën shkurtime të kategoritë me të ndjeshme”, deklaroi nënkryetarja Mulhaxha-Kollçaku.

Ajo më tej ka folur për ligjin e punës, duke nënvizuar nenin 49, i cili flet për gratë lehona, ku tha se Qeveria prapë është duke planifikuar shkurtime që shkojnë në dëm të këtyre grave. Si dhe, duke konstatuar se ligji i punës në gati të gjitha entet private nuk zbatohet. Mulhaxha-Kollçaku shtoi se nuk ka punëtor në Kosovë që i merr pagesat e punës në ditët zyrtare të pushimit apo që i respektohet e drejta e javës 5 ditëshe të punës. E po ashtu theksoi se siguria në punë është në nivelin zero, e që sigurimi nuk paguhet me kohë dhe shpesh nuk paguhet fare.

Mulhaxha-Kollçaku ka folur edhe për asistencat sociale, për të cilat ka thënë se Qeveria tregohet diskriminuese, duke ua ndërprerë ose zvogëluar kategorive të caktuara në momentet kur nevojat e tyre me rrijtjen e fëmijëve rriten.

Në fund u theksua se të pafuqishmit, të pambrojturit nuk gjejnë vend në vëmendjen e ekzekutivit ngase hapësirat e këtyre institucioneve publike janë uzurpuar nga klani Pronto dhe familjarët e tyre, të cilët e kanë groposur ekonomikisht Kosovën dhe po e pamundësojnë çfarëdo politike që synon mirëqenien sociale.
….

  1. Asnjë institucion parashkollor, (çerdhe) nuk është hapur në Kosovë këto dy vite. Përjashto Komunën e Prishtinës që po i bën bashkë me komunitetin
  2. Tendenca për prapakthim sa i takon legjislacionit dhe mbështetjes së grave shtatzëna dhe nënave të reja.
  3. Nuk zbatohet gati aspak legjislacioni për nënat vetushqyese.
  4. Nuk ka gati aspak respektim të së drejtës së pronës për gratë dhe askush nga asnjë ministri nuk po lëviz në këtë drejtim.
  5. Ligji i punës në gati të gjitha entet private nuk zbatohet. Nuk ka punëtor në Kosovë që i merr pagesat e punës në ditët zyrtare të pushimit. Apo që i respektohet e drejta e javës 5-ditëshe të punës.
  6. Siguria në punë mund të thuhet se është në nivelin zero. Dhe dita – ditës në vend se të ecet para jemi duke u kthyer shumë më pas se ç’kemi qenë.
  7. Sigurimi nuk i paguhet me kohë dhe shpesh nuk i paguhet fare. Teksa qeveria vijon të justifikohet me numrin e paktë të inspektorëve të punës.
  8. Pensionet dhe listat e veteranëve po kthehen në shfaqjen me të turpshme dhe të dhimbshme të pasluftës.
  9. Personat e dhunuar gjatë luftës ende janë në mëshirë të fatit edhe pse Lëvizja VETËVENDOSJE! me presion të madh e kaloi legjislacionin që ua garanton trajtimin mjekësor e financiar.
  10. Pensionet e bashkatdhetarëve tanë, që nga regjimi shtypës i Milloshevicit u detyruan të largohen nga vendi, ende nuk mund t’i marrin sepse qeveria ende nuk finalizon dot një marrëveshje, përkatësisht me Zvicrën.
  11. Pensionet po ashtu të pjesës dërrmuese të popullatës janë të grabitura nga Serbia dhe ende asnjë lëvizje nuk është bërë nga qeveria në këtë drejtim.

 

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajme

TEST PER MAIN POST PAGE

Published

on

By

this is just a test to see how Gjergji is doing….spolier alert he seems do be doing good.

Continue Reading

Lajme

SKANDAL UFC FEATHERWEIGHT CHAMP KNOCKS OUT PESANT

Published

on

By

UFC Featherweight Super Star Denisa “ANXHELIKA” Axhanela knocks out nje pesant ne MANA BOARD GAMES ne prishtine, presidenti i UFC Prishtina Berti Grorani thot se preferon te goditet nga Francis Nunganu se sa nga Denisa, Co owner i UFC Prishtina edhe Welterweight champ Ari Gojani nuk ka guxuar te flas per incidentin nga frika se Denisa mund ta godas. Fjolla Gjikolli eshte shume e kenaqur me qka ka ndodhur deri tani.

Continue Reading

Lajme

TESTI 2 PER SLIDER HYHYHY

Published

on

By

Continue Reading

Trending