Vushtrri, dalin negative 10 raste të dyshuara me COVID-19

Periskopi.com Lajme

Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Xhafer Tahiri ka njoftuar se të gjitha testet e kryera sot, të qytetarëve të Vushtrrisë nga IKSHPK për Covid-19 kanë rezultuar negative.

“Të gjitha 10 testet e kryera sot të qytetarëve të Vushtrrisë nga IKSHPK për Covid-19 kanë rezultuar negative”, ka shkruar ai,

Më tutje, Tahiri bëri thirrje që ti respektoni masat për parandalimin e koronavirusit.

Njoftimi i plotë:

Të gjitha 10 testet e kryera sot të qytetarëve të Vushtrrisë nga IKSHPK për Covid-19 kanë rezultuar negativ 🙏
Pas vështirësisë vjen lehtësimi.
Ju lutemi, #rrinshpi mbaje distancën ruaje vetën, kujdesu për familjen, ruaje qytetin nga #coronavirus/

Shpërndaje në: