Connect with us

Lajme

Vuçiq të hënën duhet të vendos mes SHBA-ve ose Rusisë

Published

on

Takimi i presidentit serb Aleksandar Vuçiq me zëvendëspresidentin amerikan, Mike Pence është një mundësi që të forcohen marrëdhëniet mes Beogradit dhe Uashingtonit.

Takimi i cili do të mbahet të hënën është një mundësi për të diskutuar çështjet të cilat kanë pllakosur administratën e Shteteve të Bashkuar.

Rreth këtij takimi ‘VOA’ ka pyetur se cili do të jetë mesazhi nga Shtëpia e Bardhë për presidentin e ri serb, transmeton lajmi.net.

Luk Kofi nga fondacioni ‘Heritage’, organizatë kjo e afërt me administratën e re amerikane, ka thënë se Shtëpia e Bardhë do të kërkoj nga Serbia të vendos nëse dëshiron që të ketë një rol konstruktiv në rajon dhe të marrë pjesë në integrimin euro-atlantik apo ‘të vazhdojë flirtin me Rusinë’.

Kofi konsideron se nga të gjitha vendet e Evropës Kuglindore, Serbia ka interesin më të vogël të përbashkët më SHBA-të.

Edhe Janush Bugajski i Qendrës për Analizat e të menduarit për politikat evropiane thotë se është koha që Serbia të vendos për Perëndimin ose Rusinë.

“Mali i Zi ka zgjedhur, Maqedona ka zgjedhur, të gjitha vendet në rajon kanë vendosur të jenë pjesë e NATO-s dhe e botës perëndimore duke refuzuar ndikimin e Rusisë”, ka thënë Bugajski duke besuar se vizita e Vuçiq është e rëndësishme.

Qendra humanitare ruse në Serbi mund të jetë problem i mundshëm dhe besohet se do të jetë temë diskutimi gjatë vizitës së Vuçiqit në Uashington.

“Serbia duhet të jetë e kujdesshme në vendimet e politikës së jashtme. Ju mund të keni marrëdhënie të mira me Rusisë edhe në qoftë se ju nuk keni një qendër humanitare ruse, nëse nuk merrni pjesë në stërvitjet e përbashkëta ushtarake dhe nëse nuk organizoni një takim të liderëve të Serbisë dhe presidentit rus, Vladimir Putin në territorin e tyre. Serbia duhet ta ketë të qartë se në të gjithë jemi të vetëdijshëm për veprimet e saj”, ka thënë Luk Kof.

Ndërsa nënkryetari i Këshillit të Atlantikut, Damon Wilson ka thënë se Shtëpia e Bardhë është e interesuar që me Serbinë të ndërtohen marrëdhënie besimi dhe se në Uashington ka një vullnet për Ballkanin Perëndimor që tregon se kjo pjesë nuk është harruar.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajme

TEST PER MAIN POST PAGE

Published

on

By

this is just a test to see how Gjergji is doing….spolier alert he seems do be doing good.

Continue Reading

Lajme

SKANDAL UFC FEATHERWEIGHT CHAMP KNOCKS OUT PESANT

Published

on

By

UFC Featherweight Super Star Denisa “ANXHELIKA” Axhanela knocks out nje pesant ne MANA BOARD GAMES ne prishtine, presidenti i UFC Prishtina Berti Grorani thot se preferon te goditet nga Francis Nunganu se sa nga Denisa, Co owner i UFC Prishtina edhe Welterweight champ Ari Gojani nuk ka guxuar te flas per incidentin nga frika se Denisa mund ta godas. Fjolla Gjikolli eshte shume e kenaqur me qka ka ndodhur deri tani.

Continue Reading

Lajme

TESTI 2 PER SLIDER HYHYHY

Published

on

By

Continue Reading

Trending