Vritet një ushtar britanik në Siri

Periskopi.com Lajme

Një luftëtar britanik është vrarë gjatë luftimeve të ashpra ndaj të ashtuquajturit Shtet Islamik në Siri. Vdekjen e 24 vjeçarit britanik e kanë konfirmuar forcat kurdistane, transmeton Klan Kosova.

Autoritetet kanë zbuluar identitetin e ushtarit, ai është Luke Rutter nga Birkenhead. Sipas dëshmitarëve bëhet e ditur se Rutter humbi jetën gjatë një fushate për lirimin e Raqqas nga grupi terrorist ISIS.

Familjarët e britanikut të vrarë, nuk kanë pranuar të komentojnë rreth kësaj çështjeje.

Shpërndaje në: