Vritet me kallashnikov një 18-vjeçar në lokal

Periskopi.com Lajme

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në qytetin e Pogradecit, ku një 18-vjeçar është ekzekutuar me armë zjarri. Të dhënat e para thonë se ngjarja ndodhi për motive të dobëta në ambientet e një lokali  në rrugën “Rinia”, shkruan lapsi.al. Viktima është me inicialet F.H.

Ai ndërroi jetë rrugës për në spital, për shkak të plagëve të rënda që kishte marrë pasi u qëllua me kallashnikov me disa plumba.

Autori i krimit u largua nga vendi i ngjarjes, por u arrestua pak më vonë nga policia. Kjo e fundit pritet të japë të dhëna të tjera rreth ngjarjes në orët në vijim.

 

Shpërndaje në: