Volvo sjell versionin ekskluziv të S90 (foto/video)

Periskopi.com Tech & Auto

Kompania Volvo paralajmëron se këtë muaj do të promovojë edhe versionin tejet ekskluziv të Sedanit S90 në panairin Guangzhou Motor Show, në Kinë.

Versioni i ri ekskluziv quhet S90 Excellence është i bazuar në modelin e zgjatur të Volvos, S90 L, dhe do të prodhohet në fabrikën e kompanisë në Daqing, Kinë, transmeton Koha.net.

S90 i tillë është prezantuar si koncept edhe në panairin e Pekingut në muajin prill të këtij viti.

Volvo S90 Excellence vjen me ulëset e veçanta “Lounge Console” prej lëkure me nxehje dhe ftohje, çatinë panoramike prej xhami, frigorifer.

Gjithashtu, S90 Excellence vjen edhe me sistemin infotainment, Android Auto dhe Apple CarPlaz, sistemin për njohjen e kafshëve të mëdha, si dhe sistemin gjysmë-autonom Pilost Assist (i cili është aktiv në shpejtësi deri në 130 kilometra në orë).

Sa i përket motorit, Volvo S90 Excellence është në dispozicion vetëm me motorin T8 Twin Engine dhe sistemin e tërheqjes plug-in hibrid.

 

Shpërndaje në: