Connect with us

Lajme

VMRO-DPMNE kundër gjuhës shqipe në Maqedoni

Published

on

Qeveria as që planifikon ta vë në diskutim implementimin e dygjuhësisë në tërë territorin e vendit. Iniciativën e LSDM-së për dygjuhësinë nga qeveria e cilësojnë si të pamundur dhe me një përmbajtje të pakuptimtë.

Zëdhënësi i Qeverisë madje shprehet se derisa VMRO-ja të jetë në qeveri është e pamundur të ngritët një çështje e tillë.

“Qeveria nuk ka diskutuar për këtë iniciativën e re të LSDM-së, por duke pasur parasysh pozicionin e partisë politike VMRO-DPMNE e cila është kryesore në koalicionin qeveritar, këtë propozim që e paraqiti LSDM-ja për dygjuhësinë nuk do të kalonte në seancë qeveritare me këtë përmbajtje” tha Aleksandër Georgiev, zëdhënës i Qeverisë maqedonase, transmeton KP.

Ndërkaq, nënkryetarja e LSDM-së Radmilla Sheqerinska deklaroi se çështja e dygjuhësisë është një konflikt artificial që e ngritin dy partitë politike në pushtet.

“Prandaj ekziston tani kjo histori e rreme se gjoja problem qenka gjuha. Nuk është e vërtetë. Qytetarët e Maqedonisë thonë boll më me politikë, mjaft më me krijimin e krizave politike artificiale për njërën apo tjetrën çështje etnike. Të gjithë jemi qytetarë të këtij vendi, duam të kemi punë, jetë të dinjitetshme, paga të mira, arsim dhe shëndetësi më të mirë. Këto janë temat ku përqendrohet programi i LSDM-së. Gjithçka tjetër quhet spekulim dhe tentativë për të na kthyer në të kaluarën, në politikën e zënkave të VMRO-DPMNE-së dhe BDI-së”, u shpreh Radmilla Sheqerinska, zv/ kryetare e LSDM-së.

Krahas deklaratës së Sheqerinskës, lideri i opozitës maqedonase Zoran Zaev në deklaratën e tij ditë më parë, ishte i drejtpërdrejtë kur tha se shqiptarët nuk duhet të privohen nga e drejta e përdorimit të gjuhës shqipe në arsim dhe komunikim me institucionet. Nga BDI përshëndetën këtë iniciativë duke rikujtuar se bëhet fjalë për një detyrim kushtetues për përdorim të gjuhës shqipe në të gjithë territorin e republikës.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajme

TEST PER MAIN POST PAGE

Published

on

By

this is just a test to see how Gjergji is doing….spolier alert he seems do be doing good.

Continue Reading

Lajme

SKANDAL UFC FEATHERWEIGHT CHAMP KNOCKS OUT PESANT

Published

on

By

UFC Featherweight Super Star Denisa “ANXHELIKA” Axhanela knocks out nje pesant ne MANA BOARD GAMES ne prishtine, presidenti i UFC Prishtina Berti Grorani thot se preferon te goditet nga Francis Nunganu se sa nga Denisa, Co owner i UFC Prishtina edhe Welterweight champ Ari Gojani nuk ka guxuar te flas per incidentin nga frika se Denisa mund ta godas. Fjolla Gjikolli eshte shume e kenaqur me qka ka ndodhur deri tani.

Continue Reading

Lajme

TESTI 2 PER SLIDER HYHYHY

Published

on

By

Continue Reading

Trending