Vjosa Osmani: Shpresoj në hetime profesionale e pa ndërhyrje për rastin e Deharit

Deputetja e LDK'së Vjosa Osmani thotë se është tronditur me vdekjen e Astrit Deharit.

Periskopi.com Lajme

Ajo thotë se tronditës, është fakti kur tragjedia prekë të rinjët të cilët i ktheu ideali për të ndihmuar Kosovën

Shpreson në hetime të pavarura.

Osmani shkruan në Facebook:

Tronditja për raste të tilla, është e papërshkrueshme me fjalë, kur tragjedia prekë të rinjët të cilët në Kosovë i ktheu ideali për të ndihmuar shtetin e Kosovës. Por në këtë rast, tragjedia është e tërë shtetit. Shpresoj që të ketë hetime profesionale, pa ndërhyrje, dhe respektim të kërkesave të familjes.

Shpërndaje në: