Connect with us

Lajme

Vjosa Osmani kopjon Kadri Veselin e 2017-s: Nis “tur vizitash” nëpër Kosovë

Published

on

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës me emrin Vjosa Osmani ka nisur një tur ambiental me vizita nëpër qytete të ndryshme të Kosovës. Kjo ka ngjallur kujtimet e periudhës së para-fushatës së vitit 2017, kur kryetari i PDK-së, Kadri Veseli nisi atë që u quajt “tur i dëgjimeve”. 

Në vitin 2017, Veseli kishte vizituar shumë qytete e fshatra të Kosovës në “turin e dëgjimit” për të qenë më afër tyre. Ndër temat e diskutara kishte qenë edhe ambienti, krahas probleve të përditshme me të cilat përballeshin qytetarët në varësi të vendit prej nga vinin.

Por, Osmani që ditë më parë u shkarkua nga pozita e nënkryetares në LDK, duket që është e interesuar për të njëjtin ndërveprim me qytetarë dhe institucione lokale.

Ajo e nisi turin e saj në qytetin e Obiliqit, ndërsa tema kryesore e diskutimeve do të jetë “ambienti”.

“Tung të gjithëve, nga sot po i fillojmë vizitat tona të gjelbra,” – nis të flas Osmani para se të tregojë arsyen pse e zgjodhi Obiliqin si komunën e parë për vizitën e saj. Sipas saj, një gjë e tillë ndodhi pasi kjo komunë ishte më e afektuara në ambient shkaku se aty ndodheshin dy termocentralet e vendit, përcjell Periskopi.

Një ide e tillë, sipas Osmanit, është propozuar nga këshilltarja e saj me emrin Learta. Ndërkohë, Osmani iu ka kërkuar qytetarëve mendimin se cilin qytet ta vizitojë pas obiliqit në kuadër të “vizitave të gjelbra”.

Osmani pas shkarkimit nga funksionet në LDK ka paralajmëruar pjesëmarrjen në garën zgjedhore. Ndërkohë që Haki Abazi nga VV në një mënyrë i ka mbyllur derën asaj duke thënë që “ajo e kishte obligim dhe përgjegjësi të përfaqësonte politikat e djathta” në Kosovë.

Nuk dihet nëse Osmani do të formojë ndonjë parti politike të djathtë apo të majtë. Janë pikërisht partitë e majta apo të qendrës së majtë ato që në të vërtetë avokojnë më me forcë politikat e gjelbra.

Në vitin 2017, Veseli megjithatë nuk kishte kandidatuar për kryeministër pasi që partia e tij ishte bërë bashkë me AAK-në dhe Nisman, ashtu siç u bë bashkë në qeverisje edhe partia e Osmanit së fundi, LDK-ja./Periskopi 

 

Lajme

TEST PER MAIN POST PAGE

Published

on

By

this is just a test to see how Gjergji is doing….spolier alert he seems do be doing good.

Continue Reading

Lajme

SKANDAL UFC FEATHERWEIGHT CHAMP KNOCKS OUT PESANT

Published

on

By

UFC Featherweight Super Star Denisa “ANXHELIKA” Axhanela knocks out nje pesant ne MANA BOARD GAMES ne prishtine, presidenti i UFC Prishtina Berti Grorani thot se preferon te goditet nga Francis Nunganu se sa nga Denisa, Co owner i UFC Prishtina edhe Welterweight champ Ari Gojani nuk ka guxuar te flas per incidentin nga frika se Denisa mund ta godas. Fjolla Gjikolli eshte shume e kenaqur me qka ka ndodhur deri tani.

Continue Reading

Lajme

TESTI 2 PER SLIDER HYHYHY

Published

on

By

Continue Reading

Trending