Connect with us

Lajme

Vizat, ende larg

Deklarata e Kuvendit të Kosovës nuk do u mundësojë kosovarëve lëvizjen e lirë në zonën Schengen.  Kështu kanë deklaruar njohës të integrimeve evropiane.

Published

on

Sipas tyre  kjo deklaratë  mund të ndikojë në viza vetëm po të ishte kriter i formuar nga Bashkimi Evropian.  E marrëveshja nuk ka marrë miratim as nga përfaqësues të Bashkimit Evropian.

Në anën tjetër në Ministrinë e Integrimeve Evropiane duket se i kanë humbur shpresat për viza tani për tani. Zyrtarë në këtë dikaster deklarojnë nuk kanë asnjë sinjal për lëvizje të lirë në shtetet e BE-së.  Derisa opozita edhe pse dëshiron liberalizim mbetet e përkushtuar për kundërshtim të demarkacionit.

Këshilltari i kryeministrit Mustafa, Bajram Gecaj ka thënë se Bashkimi Evropian nuk ka dhënë deri më tani asnjë shenjë së ka një opsion tjetër përpos se ratifikimi ti vijë në ndihmë liberalizimit.

“Deri më tash Bashkimi Evropian ka qenë shumë i qartë çështja e demarkacionit duhet të ratifikohet. Edhe Tanja Fajon  thotë që nuk beson që kjo deklaratë do ti ndihmojë kësaj çështje. Pra nuk është  e jona të themi  se a do të ndihmojë a s’do ti ndihmojë kjo është çështje e Bashkimit Evropian. BE deri tani nuk ja dhënë asnjë indikacion se diçka tjetër përpos ratifikimit do ti ndihmojë procesit të vizave. “, ka deklaruar ai.

Ndërkohë Gecaj dyshon se kjo deklaratë do të ketë efekt në liberalizim.

“Ne të shpresojmë se kjo do të ketë efekt unë për vete sinqerisht po them kam dyshimet  e mia, te shohim kam se si do të rrjedhin ngjarjet”, ka përfunduar ai.

Vizat nuk fitohen me ultimatume

Vizat nuk mund të arrihen më këtë deklaratë të kuvendit, ka konstatuar njohësi i integrimeve evropiane, Emrush Ujkani.

“Deklarimi që vjen nga institucioni dhe partitë politike shihet si një shenjë që partitë po arrijnë të kuptojnë seriozisht disa prej çështjeve që janë të ndjeshme për qytetarët e këtij vendi. Mirëpo vizat nuk fitohen më këso ultimatume nëse mund ti quajmë.”, ka thënë Ujkani.

Ai nuk beson se kjo deklaratë do të kontribuojë në plotësimin e  kërkesave të BE-së. E mira e kësaj marrëveshje sipas Ujkanit  është përafrimi i partive politike rreth qëndrimeve për demarkacionin e korrupsionin.

Edhe përkundër deklarimit të Kryetarit të Kuvendit se pozita e opozita janë të pajtimit që të hedhin nënshkrimet në deklaratën e përbashkët për viza, në Lëvizjen Vetëvendosje vazhdojnë të mos lëshojnë pe për demarkacion.

Deputetja e VV-së, Albulena Haxhiu  ka ri cekur qëndrimin e subjektit që përfaqëson për kriterin e demarkacionit si kusht për viza.

“Ne si subjekt politik, gjithnjë kemi qenë konstruktiv dhe jemi treguar të gatshëm të kontribuojmë që qytetarëve tanë t’i njihet e drejta e lëvizjes së lirë, por kjo në asnjë mënyrë në shkëmbim të territorit”, ka deklaruar Haxhiu duke thënë se partia e saj  është e gatshme dhe ka vullnet për të shpejtuar procesin e vizave. Por me kusht që qeveria të kthejë në pikën zero këtë çështje.

“Më 27 shtator ne si subjekt politik kemi paraqitur 5 pika për të dalë nga kjo situatë mirëpo këto janë injoruar nga qeveria. Ne jemi të gatshëm dhe të vullnetshëm për përshpejtimin e këtij procesi por sa më parë që qeveria e kthen këtë proces në pikën zero, aq më shpejtë mundësohet edhe progresi në këtë çështje”, ka përfunduar  ajo.

Marrëveshja mes legjislativit e opozitës është vetëm në fazën e dakordimit thonë në Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës (AAK).

“Tash varet se cili do të jetë qëndrimi i partive veç e veç. Për AAK-në, është në rregull që të harmonizohet teksti i një deklarate të përbashkët, ku të gjithë marrin për obligim ta zgjidhin këtë çështje, që do të nënkuptonte një version i kufirit ndryshe nga version i propozuar nga Komisioni Meha”, ka thënë Nitaj.

Ndërkohë Zafir Berisha nga radhët e Nismës për Kosovën, nuk e di se sa do të ndikojë  deklarata e kuvendit  në zbutjen e qëndrimit të BE-së për vizat.

“Kosova ka disa kritere, kriteri bazik është lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar që kryesisht është përgjegjësi e koalicionit qeveritar. Ndërsa kushti për demarkacion ka dal më vonë dhe është kusht që asnjë vend tjetër nuk e ka pas ku mundë të them se shumë vende që janë pjesë e BE –së dhe NATO-s  kanë ende konteste mes veti”, ka deklaruar Berisha.

Sipas tij në këto momente është më rëndësi që spektri politik në Kosovë të zgjidh  në mënyrë paqësore problemin me Malin e Zi.

Ndërsa, njohësi i çështjeve politike, Krenar Shala vlerëson  se Qeveria e Kosovës duhet t’i shtojë përpjekjet për  gjetjen e  zgjidhjes së demarkacionit e të fokusohet në luftimin e korrupsionit.

“Ketë janë veprimet e vetme që duhet të ndërmerren sa i përket këtij procesi. Lutjet apo tentim-shantazhet ndaj BE-së nuk funksionojnë. Megjithatë, duhet ta pranojmë që çështja e emigracionit ilegal i ka bërë shtetet anëtare të zonës Schengen më të rezervuara ndaj liberalizimit të vizave”, ka deklaruar ai.

Shala ka thënë se Bashkimi Evropian është më se serioz kur bëhet fjalë për kriteret.

“Kujtojmë që vendet anëtare të BE-së e kanë dhënë dritën e gjelbër për qytetarët e Gjeorgjisë që dëshmon që BE është serioze ndaj këtij procesi nëse dhe vendet aspirante për liberalizim vizash janë serioze në kuptimin e plotësimit të kritereve të nevojshme”, është shprehur ai.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajme

TEST PER MAIN POST PAGE

Published

on

By

this is just a test to see how Gjergji is doing….spolier alert he seems do be doing good.

Continue Reading

Lajme

SKANDAL UFC FEATHERWEIGHT CHAMP KNOCKS OUT PESANT

Published

on

By

UFC Featherweight Super Star Denisa “ANXHELIKA” Axhanela knocks out nje pesant ne MANA BOARD GAMES ne prishtine, presidenti i UFC Prishtina Berti Grorani thot se preferon te goditet nga Francis Nunganu se sa nga Denisa, Co owner i UFC Prishtina edhe Welterweight champ Ari Gojani nuk ka guxuar te flas per incidentin nga frika se Denisa mund ta godas. Fjolla Gjikolli eshte shume e kenaqur me qka ka ndodhur deri tani.

Continue Reading

Lajme

TESTI 2 PER SLIDER HYHYHY

Published

on

By

Continue Reading

Trending