Videoja tregon se Zidane kishte prekjen më të mirë të topit në histori të futbollit

Periskopi.com Sporti

Zinedine Zidane ishte sinonim i magjisë.

Karriera e francezit përfundoi me një shije të hidhur, pasi u përjashtua në finalen e Kupës së Botës kundër Italisë.

Por, derisa ky përjashtim dëmtoi rëndë reputacionin e tij, ai duhet të mbahet mend për brilancën që dhuronte në fushë ndër vite, para çmendurisë së 2006-tës, transmeton Periskopi.

Zidane luajti për Juventusin dhe Real Madridin gjatë karrierës së tij.

Ai fitoi tre tituj nacional, poashtu edhe një herë Champions Leaguen.

Zinedine Zidane in action for Real Madrid

Ai gjithashtu bëri 108 paraqitje për Kombëtaren e Francës, duke ndihmuar atë në triumfin e vitit 1998 dhe Kampionatin Evropian më 2000.

Deri në kohën kur u pensionua më 2006, ai konsiderohej si një prej futbollistëve më të mirë të të gjitha kohëve.

Por çka e bënte Zidanen kaq të veçantë? Epo, ai ishte një futbollist që bënte magji me topin në këmbë.

Zinedine Zidane in action for Real Madrid

Ishte i mirë në ajër dhe gjithmonë kishte sens për pozitën e portës.

Mirëpo, vetia e tij më e mirë padyshim ishte prekja e parë e topit. Në fakt, Zidane mund ta ketë pasur prekjen më të mirë të topit në histori.

Një video që e nënvizon këtë po shpërndahet në Twitter. Për dy minuta, shihet Zidane duke dhuruar prekje të jashtëzakonshme.

Shikoni më poshtë. /Periskopi.com/

Shpërndaje në: