Veturat e së ardhmes mund të jenë vdekjeprurëse

Sistemet me prekje në vetura që do të lejojnë shoferët që të kontrollojnë rrjetet sociale kur janë në timon do të shkaktojnë edhe më shumë aksidente rrugore.

Ekranet që do të tregojnë Facebook e Twitter, që janë të disponueshme në modelet e reja Toyota, Audi dhe Honda, janë konsideruar si “gracka vdekjeje” nga kompanitë e sigurimeve.

Ata thonë se 90% e aksidenteve shkaktohen nga hutimi dhe këto avancime të reja teknologjike do i hutojnë edhe më shumë drejtuesit e makinave, transmeton tch.

Gary Rae, një ekspert amerikan i sigurisë rrugore, thotë se “fatkeqësisht, pas këtyre të rejave qëndrojnë njerëzit e marketingut dhe jo ata që merren me siguri”.

Shpërndaje në:
Të Ngjashme
Widget post How to clear the air in the most polluted cities on Earth
27 Feb 03:20 Persikopi
OPINION