Connect with us

Lajme

Veton Surroi analizon se pse është e pamundëshme t’i besohet fjalës së Ramush Haradinajt

Published

on

Publicisti Veton Surroi, në një shkrim autorial në Koha Ditore, të titulluar “Problemi i fjalës së nderit” ka analizuar pozicionin e Ramush Haradinajt si i nominuar i PAN’it për kryeministër dhe ftesën e tij bërë partive të tjera për t’u takuar.

“Duke e njohur prej vitesh, e kuptoj ndjenjën e tij. Ajo që e karakterizon prej kohësh është forma e drejtpërdrejtë e komunikimit, që bazohet në një kod pothuajse mesjetar të fjalës së dhënë, të shtrëngimit të dorës si kontratë më e fortë se cilado e shkruar dhe e verifikuar në noteri a gjykatë.”, shkruan Surroi.

Sipas Surroit, problemi më të cilin ballafaqohet Haradinaj ka natyrë të dyfishtë.

Sipas tij, fillimisht AAK-ja është pjesë e koalicionit me PDK-në, një parti e cila është përgjegjëse për kapje të shtetit.

Arsyeja e dytë sipas publicistit Surroi, se pse mbështetja vetëm në fjalën e Ramush Haradinajt është e pamjaftueshme, qëndron në një përvojë jo të mirë në të kaluarën.

“Në kohën kur AAK-ja ka qenë në Qeveri, gjegjësisht në krye të saj, prej vitit 2004-2007, përfaqësuesit e AAK-së në Qeveri kanë krijuar një listë të konsiderueshme dëmesh për vendin. Gjatë mandatit të Bujar Dugollit, ministër i Tregtisë dhe Industrisë, privatizuesi i “Ferronikelit” nënshkroi marrëveshje preferenciale me KEK-un për furnizim me rrymë, me të cilën ne si qytetarë u obliguam që ta paguajmë rrymën për “Alferonin” (gjashtë milionë euro në vit). Gjatë mandatit të Et’hem Çekut, ministër i Energjetikës, u bë përpjekja që me “aksham pazar” Kosova të nënshkruante një kontratë për ndërtimin e termocentraleve të kapacitetit 2100 MË. Kontrata qe sajuar ashtu që Kosovës t’i mbetej pluhuri dhe hiri, ndërsa investitorit qymyri dhe profiti nga eksporti i rrymës.

Këta ishin ministrat e Qeverisë së AAK-LDK-së kryesuar nga Bajram Kosumi, i cili me gjithë shumë përpjekjet për të kujtuar ndonjë trashëgimi të tij do të lërë në kujtesë broshurat që i shtypte pas çdo vizite jashtë, me fotografi të detyrueshme të policëve me motoçikletë të cilët hapnin rrugë: “besoni a jo, jam unë kryeministri!”. E gjatë mandatit të pasuesit të tij, Agim Çeku, u bë tenderi i telefonisë mobile. Në të, konsorciumi i cili fillimisht fitoi tenderin, por nuk përmbushi pagesën, do të duhej t’i linte arkës së shtetit 16.2 milionë euro. Këto para duhej të arkëtoheshin automatikisht nëpërmjet garancisë bankare të depozituar më herët. Paratë nuk u paguan ndonjëherë. Në krye të Qeverisë ishte Agim Çeku, i cili e mori librezën e anëtarësisë së AAK-së pak para se të bëhej kryeministër, ndërsa në krye të Autoritetit Rregullator ishte Anton Berisha, i cili u bë më pastaj nënkryetar i AAK-së.”

Sipas Surroit, Bujar Dugolli, Et’hem Çeku, Agim Çeku, Bajram Kosumi, Anton Berisha e Blerim Shala, me gjithë dallimet që kanë mes vete i përbashkojnë më tutje disa pika. Që të gjithë bënë veprime të dëmshme ndaj vendit, në forma të ndryshme e nga asnjëri prej këtyre veprimeve nuk rrodhi përgjegjësia – as individuale e tyre e as e AAK-së, si parti e cila u mundësoi që të bëjnë dëme.

Shkrimin e plotë mund ta lexoni në:  http://www.koha.net/veshtrime/31559/problemi-i-fjales-se-nderit/

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajme

TEST PER MAIN POST PAGE

Published

on

By

this is just a test to see how Gjergji is doing….spolier alert he seems do be doing good.

Continue Reading

Lajme

SKANDAL UFC FEATHERWEIGHT CHAMP KNOCKS OUT PESANT

Published

on

By

UFC Featherweight Super Star Denisa “ANXHELIKA” Axhanela knocks out nje pesant ne MANA BOARD GAMES ne prishtine, presidenti i UFC Prishtina Berti Grorani thot se preferon te goditet nga Francis Nunganu se sa nga Denisa, Co owner i UFC Prishtina edhe Welterweight champ Ari Gojani nuk ka guxuar te flas per incidentin nga frika se Denisa mund ta godas. Fjolla Gjikolli eshte shume e kenaqur me qka ka ndodhur deri tani.

Continue Reading

Lajme

TESTI 2 PER SLIDER HYHYHY

Published

on

By

Continue Reading

Trending