Connect with us

Lajme

Vetëvrasjet marrin përmasa shqetësuese në Shqipëri

Published

on

Vetëvarasjet janë kthyer në përmasa shqetësuese, duke shënuar një bilanc të frikshëm përsa i takon numrit të viktimave.

Vetëm në javën që lamë pas, 4 persona i dhanë fund jetës duke u vetëflijuar, sipas familjarëve për shkaqe që lidhen me gjendjen e rënduar emocionale, psikologjike dhe përjetimeve të forta pas ndarjes nga historitë e dashurisë.

Një 19 vjeçare në Fier u hodh nga katit i 8 i një pallatit, dhe ende arsyet janë mister. Një adoleshente në Pukë u vetëvar 500 metra larg shtëpisë, dhe një 20 vjeçar nga Fieri u helmua me fostoksinë pas ndarjes nga e dashura e tij. Në të gjitha rastet, personat që shkuan drejt aktit ekstrem janë në një moshë të re. Për psikologët arsyet lidhen impaktin në rrjetet sociale, papunësinë dhe kushtet e vështira ekonomike.

Arlinda Selmani, Psikologe këshillimi: Këto grupmosha së pari janë në verë, pra nuk ka një axhendë, po themi sic është shkolla dhe detyrimet e tyre. E vetmja jetë e pasur sociale dhe kulturore janë vetëm mediat sociale. Në Shqipëri njerëzit e kanë shumë të vështirë të kërkojnë një ndihmë të themi që është e specializuar edhe tek ekspertët e fushës.

Për mjekët psikiatër, problemet e shëndetit mendor duhet të konsiderohen si patologji, qoftë për ankthin depresionin apo çregullime të tjera.

Arjana Rreli: Suicidi është një komplikacion i sëmundjes mendore. Pra në këtë logjikë, nëse ne paraprijmë dhe marrim masa që nga edukimi shëndetësor për të bërë të qartë se sëmundjet mendore janë si cdo sëmundje tjetër, duhen kapur sa më parë.

Por si mund të parandalohen raste të tilla?! Në këtë pikë psikologët thonë se media duhet të filtrojë me tepër informacionin që jep.

Arlinda Selmani, Psikologe këshillimi: Edhe pse prezantohen nga media vizive, ata arrijnë që të riprezantohen më me shumë detaje nga media më sociale, duke dhënë shumë detaje dhe këto për fatin e keq e shtyn dikë më pas, i cili është në atë lloj tentative që ta rimendojë.

Këshillohet që personat të cilat vuajnë nga ankthi dhe depresioni duhet të flasin me familjarët por dhe me mjekun e familjes.

Arjana Rreli: Shpesh personat shkojnë në mjekë të gabuar, përqindje rastesh që shkojnë në farmaci dhe kërkojnë ndihmën e farmacistit për tu trajtuar. Kurrë nuk duhen marrë mjekime të cilat janë specifikisht kopetencë e mjekut psikiatër.

Shqipëria nuk ka statistika zyrtare përsa i takon rasteve të tilla të rënda, por OBSH referuar studimeve raporton mesatarisht për 200-230 vetëvrasje në vit.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajme

TEST PER MAIN POST PAGE

Published

on

By

this is just a test to see how Gjergji is doing….spolier alert he seems do be doing good.

Continue Reading

Lajme

SKANDAL UFC FEATHERWEIGHT CHAMP KNOCKS OUT PESANT

Published

on

By

UFC Featherweight Super Star Denisa “ANXHELIKA” Axhanela knocks out nje pesant ne MANA BOARD GAMES ne prishtine, presidenti i UFC Prishtina Berti Grorani thot se preferon te goditet nga Francis Nunganu se sa nga Denisa, Co owner i UFC Prishtina edhe Welterweight champ Ari Gojani nuk ka guxuar te flas per incidentin nga frika se Denisa mund ta godas. Fjolla Gjikolli eshte shume e kenaqur me qka ka ndodhur deri tani.

Continue Reading

Lajme

TESTI 2 PER SLIDER HYHYHY

Published

on

By

Continue Reading

Trending