Connect with us

Lajme

Vetëvendosje i kundërpërgjigjet Mustafës për Demarkacionin

Published

on

Mbrëmë kryeministri i Kosovës, Isa Musafa ka përsëritur se Kosova duhet që ta bëj shënjimin e vijës kufitare me Malin e Zi, kusht ky sipas tij, i vendosur nga Bashkimi Evropian që qytetarët të lëvizin pa viza.

Mustafa në një postim në rrjetin social Facebook ka shkruar se nëse nuk bëhet demarkacioni Kosova do të humb shansin për të lëvizur pa viza dhe se ekziston rreziku që vendi të futet në një cikël ku individët mund të shkaktojnë incidente kufitare me një vend mik, anëtar të NATO-s, transmeton Indeksonline.

Lidhur me këtë, zëdhënësi i Vetëvendosjes, Frashër Krasniqi ka thënë për Indeksonline se rreziku për tensionim të mëtutjeshëm të raporteve ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi vjen për shkak të humbjes së mbi 8000 hektarëve tokë të Republikës së Kosovës.

Sipas tij, nuk mund të ketë raporte të mira fqinjësore në kurriz të njërës apo tjetrës palë dhe se këtë duhet ta kuptojë edhe Isa Mustafa e edhe qeveria e Malit të Zi.

“Por për Isa Mustafën nuk është i rëndësishëm territori dhe sovraniteti i Republikës prandaj jep deklarata të tilla absurde. Është e çuditshme se si për Isa Mustafën qenka prioritet miratimi i demarkacionit ndërsa asnjë veprim nuk e ndërmori në luftimin e krimit dhe korrupsionit që gjithashtu është kërkesë e BE-së për liberalizimin e vizave. Normalisht që luftimi i krimit dhe korrupsionit nënkupton pamundësimin e pasurimit të tij, djemve të tij dhe pushtetarëve të tjerë, prandaj nuk i konvenon një gjë e tillë”, ka thënë Krasniqi.

Ai ka theksuar se demarkacioni nënkupton humbjen e territorit të Republikës së Kosovës, e një gjë e tillë nuk është problem për një politikan si Isa Mustafa.

“Megjithatë, sondazhet e fundit kanë dëshmuar që shumica dërmuese e qytetarëve nuk janë të gatshëm të japin territor për liberalizim të vizave. Ky vullnet duhet të respektohet dhe ne do të bëjmë çmos që ta mbrojmë këtë vullnet gjithëpopullor”, ka thënë tutje Krasniqi.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajme

TEST PER MAIN POST PAGE

Published

on

By

this is just a test to see how Gjergji is doing….spolier alert he seems do be doing good.

Continue Reading

Lajme

SKANDAL UFC FEATHERWEIGHT CHAMP KNOCKS OUT PESANT

Published

on

By

UFC Featherweight Super Star Denisa “ANXHELIKA” Axhanela knocks out nje pesant ne MANA BOARD GAMES ne prishtine, presidenti i UFC Prishtina Berti Grorani thot se preferon te goditet nga Francis Nunganu se sa nga Denisa, Co owner i UFC Prishtina edhe Welterweight champ Ari Gojani nuk ka guxuar te flas per incidentin nga frika se Denisa mund ta godas. Fjolla Gjikolli eshte shume e kenaqur me qka ka ndodhur deri tani.

Continue Reading

Lajme

TESTI 2 PER SLIDER HYHYHY

Published

on

By

Continue Reading

Trending