Connect with us

Lajme

Veseli takon veteranët, thotë se ata po ballafaqohen me një situatë për të cilën nuk janë fajtorë

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, ka zhvilluar sot një vizitë në Organizatën e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (OVLUÇK), gjatë të cilës, u prit në një takim të veçantë nga udhëheqja e re e saj.

Published

on

Sipas një njoftimi, pasi uroi drejtuesit e rinj të OVL-së për detyrën në krye të organizatës që përfaqëson ish-luftëtarët e lirisë, kryeparlamentari Veseli tha se kjo është një nga kategoritë e qytetarëve e cila ka nevojë të madhe për përkrahje institucionale, në radhë të parë morale, por, siç theksoi kryetari Veseli, nuk ka nevojë për lëmoshë.

Ish-luftëtarët, ka shtuar më tej Veseli, janë të gatshëm të marrin secilën përgjegjësi që u takon, në funksion të ndërtimit dhe forcimit të shtetësisë së Kosovës.

Kreu i Kuvendit tha se veteranët e luftës janë duke u ballafaquar me një situatë, për të cilën ata më së paku janë fajtorë.

Ai shtoi se veteranët e luftës nuk do të jenë asnjëherë mollë sherri për asgjë.

“Veteranët po mundohen të gjejnë një zgjidhje. Secili prej tyre e ndien veten të fyer nga çdo manipulim i cili mund të bëhet në emër të tyre, veçanërisht në ngarkimin e buxhetit të Republikës së Kosovës. Ata janë të gatshëm ta japin ende për Kosovën dhe shumë shpejt do ta gjejnë zgjidhjen”, theksoi kryeparlamentari Veseli.

Më tej thuhet se kryetari i OVL të UÇK-së, Hyseni Gucati, nga ana e tij, falënderoi kryetarin Veseli për vizitën dhe njëkohësisht shprehu përkushtimin për zgjidhjen e çështjeve që lidhen me numrin e veteranëve, ndërsa theksoi nevojën edhe të ndryshimit të ligjit. /Telegrafi/

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajme

TEST PER MAIN POST PAGE

Published

on

By

this is just a test to see how Gjergji is doing….spolier alert he seems do be doing good.

Continue Reading

Lajme

SKANDAL UFC FEATHERWEIGHT CHAMP KNOCKS OUT PESANT

Published

on

By

UFC Featherweight Super Star Denisa “ANXHELIKA” Axhanela knocks out nje pesant ne MANA BOARD GAMES ne prishtine, presidenti i UFC Prishtina Berti Grorani thot se preferon te goditet nga Francis Nunganu se sa nga Denisa, Co owner i UFC Prishtina edhe Welterweight champ Ari Gojani nuk ka guxuar te flas per incidentin nga frika se Denisa mund ta godas. Fjolla Gjikolli eshte shume e kenaqur me qka ka ndodhur deri tani.

Continue Reading

Lajme

TESTI 2 PER SLIDER HYHYHY

Published

on

By

Continue Reading

Trending