Connect with us

Lajme

Veseli: Qeveria t’i mbështesë punëtorët shëndetësorë, PDK-ja kërkon rikthimin e Ligjit për Paga në Kuvendin e Kosovës

Published

on

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli sot ka vizituar Odën e Mjekëve, ku është takuar me kryetarin, Pleurat Sejdiu dhe kryetarin e Federatës Sindikale të Shëndetësisë, Blerim Syla.

Veseli ka kërkuar paga më dinjitoze për punonjësit shëndetësorë duke bërë thirrje që Ligji për Paga të rikthehet në Kuvend për amandamentim në përputhje me rekomandimet e Gjykatës Kushtetuese.

“Qëllimi i vizitës time është për falendërim për të gjithë mjekët dhe punëtorët shëndetësorë për punën e tyre të jashtëzakonshme që janë duke e bërë. Kemi shumë obligim që si politikë të qëndrojmë afër tyre dhe t’i ndihmojmë. Si parti opozitare do të përkrahim çdo iniciativë të qeverisë, e në veçanti amandamentimin e Ligjit për Paga që mund ta bëjmë brenda një jave. Në këtë mënyrë ne mund të jemi pranë punëtorëve shëndetësorë. Këta po e bëjnë punën e tyre, dhe ne duhet ta bëjmë tonën. Unë sot isha për ngushëllime tek një tjetër mjek, ish bashkëluftëtar i imi, Dr. Safet Idrizi i cili dikur e fitoi luftën me Serbinë por sot e ka humbur betejën me COVID-in. Sikurse u ka shërbyer atëherë njerëzve, ai ka qenë në krye të frontit edhe këto ditë si mjek. Fakti që nëntë mjekë kanë humbur jetën me këtë sëmundje dhe rreth 1300 punëtorë shëndetësorë janë infektuar, flet për nevojën e madhe që ata kanë për mbështetje”, ka thënë Veseli.

Edhe kryetarët e Odës së Mjekësve, Sejdiu dhe të Federatës Sindikale, Syla e falënderuan për vizitën liderin e PDK-së, duke e përgëzuar qasjen e tij dhe interesimin, në veçanti për mbështetjen e PDK-së që të rikthehet sa më parë në Kuvendin e Kosovës i Ligjit për Paga.

Veseli gjatë ditës ka takuar edhe studentët e Fakultetit të Mjekësisë, të cilëve u ka kërkuar që të qëndrojnë në Kosovë pas studimeve, për të kontribuar për vendin dhe jo të largohen jashtë.

“Kosova si vendi me numrin më të vogël të punonjësve shëndetësorë ka nevojë për mjek të rinj për të arritur standarde ndërkombëtare të shërbimeve shëndetësore. Një ndër synimet tona është krijimi i vendeve të reja të punës për mjekët e ardhshëm, pra për ju që sot jeni studentë, por edhe për profesionistët e diplomuar që kanë mbetur pa punë. Jam i lumtur që në mandatin e fundit, PDK-ja duke udhëhequr me ministrin Uran Ismaili ka bërë shumë për shëndetësinë dhe do të bënte edhe më tepër po të zgjaste deri në fund mandati i ish qeverisë”, u ka thënë Veseli studentëve të mjekësisë./

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajme

TEST PER MAIN POST PAGE

Published

on

By

this is just a test to see how Gjergji is doing….spolier alert he seems do be doing good.

Continue Reading

Lajme

SKANDAL UFC FEATHERWEIGHT CHAMP KNOCKS OUT PESANT

Published

on

By

UFC Featherweight Super Star Denisa “ANXHELIKA” Axhanela knocks out nje pesant ne MANA BOARD GAMES ne prishtine, presidenti i UFC Prishtina Berti Grorani thot se preferon te goditet nga Francis Nunganu se sa nga Denisa, Co owner i UFC Prishtina edhe Welterweight champ Ari Gojani nuk ka guxuar te flas per incidentin nga frika se Denisa mund ta godas. Fjolla Gjikolli eshte shume e kenaqur me qka ka ndodhur deri tani.

Continue Reading

Lajme

TESTI 2 PER SLIDER HYHYHY

Published

on

By

Continue Reading

Trending