Veseli për pranimin e testeve nga Serbia: Edhe Ramiz Kelmendi i kish ble ato, veç mos me e bë këtë marri

Periskopi.com Lajme

Kryetari i PDK’së, Kadri Veseli sonte në një intervistë për Reporterin ka kritikuar Qeverinë në detyrë rreth masave joadekuate për parandalimin e infektimeve nga koornavirus, transmeton Periskopi.

Veseli e ka quajtur marri pranimin e testeve nga Serbia, duke thënë se secili kapitalit do të mund t’I blente në Kosovë ato 1 mijë teste.

‘’Secili kish mujt me i ble, Ramiz Kelmëendi i kish ble testet vec mos me e bë këtë marri. Po flasim për nje qëndrim të balancuar politik. Hajde po luajmë, po del në CNN. Por cka po fiton Kosova ime. Nënshtrohet në hapin  e parë pa pikë nevoje sepse është amater në politikë’’, ka thënë Veseli.

‘’Masat kanë mujt me u marrë më menqurisht. Kanë shkaktu infektime të larta, dhe turpi ka shkuar me ato teste nga Serbia’’/PERISKOPI/

 

 

Shpërndaje në: