Connect with us

Lajme

Vendimi i madh, a do të dalë Britania nga BE-ja?

Published

on

Referendumi që do të mbajë Britania nesër ka një rëndësi të madhe se cilën rrugë do ta zgjedhin britanikët, të qëndrojnë ose jo në Bashkimin Evropian. Ky vendim i britanikëve përcakton shtigje të reja ekonomike, politike, kulturore dhe sociale për vendin.

Përcaktimi i Britanisë për të qenë pjesë ose jo e BE-së është shndërruar në debat global, meqë vendimi prek politikën dhe ekonominë globale.

Sondazhet paralajmërojnë për një rezultat të ngushtë, edhe pse mundësitë për ndryshime në momentin e fundit nuk përjashtohen si mundësi.

Janë bërë rreth 150 sondazhe që nga shtatori i 2015-ës lidhur me referendumin e nesërm. Në përgjithësi, një mesatare prej 14 për qind të qytetarëve është shprehur e pavendosur për votën në referendum.

Sondazhet më të përfolura janë realizuar përmes telefonit dhe përmes internetit. Vlen të theksohet se respondentët që janë përgjigjur përmes telefonit janë më të shumtë në numër në bindjen për të qëndruar brenda BE-së, krahasuar me ata që janë përgjigjur përmes internetit.

Sipas telegraph.co.uk, një debat i ashpër, i përcjellë nga sulme personale dhe pretendime mashtruese, gradualisht po nxjerr dominante dëshirën për të lënë BE-në, ndonëse britanikët që kërkojnë qëndrimin e vendit të tyre brenda BE-së dominojnë ende simbolikisht.

Ata që mund ta bëjnë ndryshimin janë të papërcaktuarit. Megjithatë, marrë parasysh gabimet e sondazheve që kishin shoqëruar Zgjedhjet e Përgjithshme të vitit të kaluar në Britani, britanikët janë përfshirë nga një dozë skepticizmi rreth parashikimit të saktë të rezultatit që mund të dalë nga referendumi. Gjithçka i mbetet pritjes.

Profesori në Universitetin e Strathclyde, John Curtise kishte parashikuar në mënyrë të saktë rezultatet e zgjedhjeve të vjetme. Sa i përket sondazheve për referendumin e nesërm ai shpreh dyshime në saktësinë e tyre.

“Disa nga sondazhet, definitivisht janë të pasakta”, thotë ai.

Një sondazh i “British Polling Council” nxjerr dominantë në numër ata që preferojnë qëndrimin brenda BE-së. Sipas këtij sondazhi janë 45.5 për qind të qytetarëve që do të votojnë pro vendimit që vendi të qëndrojë në union. 43.8 për qind të respondentëve kanë thënë se do të votojnë që Britania të dalë nga BE-ja.

Të papërcaktuarit, sipas sondazhit, përbëjnë 10 përqindëshin e qytetarëve. /Periskopi/

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajme

TEST PER MAIN POST PAGE

Published

on

By

this is just a test to see how Gjergji is doing….spolier alert he seems do be doing good.

Continue Reading

Lajme

SKANDAL UFC FEATHERWEIGHT CHAMP KNOCKS OUT PESANT

Published

on

By

UFC Featherweight Super Star Denisa “ANXHELIKA” Axhanela knocks out nje pesant ne MANA BOARD GAMES ne prishtine, presidenti i UFC Prishtina Berti Grorani thot se preferon te goditet nga Francis Nunganu se sa nga Denisa, Co owner i UFC Prishtina edhe Welterweight champ Ari Gojani nuk ka guxuar te flas per incidentin nga frika se Denisa mund ta godas. Fjolla Gjikolli eshte shume e kenaqur me qka ka ndodhur deri tani.

Continue Reading

Lajme

TESTI 2 PER SLIDER HYHYHY

Published

on

By

Continue Reading

Trending